Provokon ministri serb: Qëllimi i NATO-s nuk u arrit, Kosova është Serbi

Lajme

Provokon ministri serb: Qëllimi i NATO-s nuk u arrit, Kosova është Serbi

Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:47
Pamje nga konferenca

Sot është e qartë se qëllimi kryesor për të cilin Jugosllavia u bombardua në 1999 nuk ishte përmbushur – Kosova është serbe, ndër të tjera falë përpjekjeve të Rusisë që nuk lejonin ndryshimin e Rezolutës 1244.

Kështu tha ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Nenad Popoviq.

“Sot ne shohim se agresioni i NATO-s, qëllimi i të cilit ishte konfiskimi i Kosovës, ishte i pasuksesshëm sepse Kosova është pjesë e Serbisë, derisa të kemi Kushtetutën dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”, tha ai në konferencën e quajtur “20 vjet që nga ndërhyrja ilegale e NATO-s në Jugosllavi “, organizuar nga Këshilli i Federatës Ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat