Spekulime të medieve serbe: Shqiptarët përgatisin invadimin në “Trepçë”, KFOR-i i di të gjitha?

Lajme

Spekulime të medieve serbe: Shqiptarët përgatisin invadimin në “Trepçë”, KFOR-i i di të gjitha?

Nga: F.B Më: 13 mars 2019 Në ora: 08:58
Trepça

Pushteti i Kosovës planifikon që me aksionin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të marr objektin e kombinatit “Trepça” në veri të Kosovës, ka shkruar “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Me këtë, si thuhet në vazhdim në tekstin e kësaj gazete, shqiptarët e Kosovës do të infiltrohen në pjesë me shumicë serbe. Burime ndërkombëtare të diplomatëve në Prishtinë i kanë thënë këtij mediumi se “KFOR-i” posedon njohuri për përgatitjen e kësaj dhe nuk përjashtohet mundësia që institucionet e Kosovës të lëshohen në aksion të këtillë”.

Bashkëbiseduesi i “Blic” ka theksuar se realizimi i aksionit si dhe nëse do të vij deri re aksion i ose jo varet direkt nga zhvillimet politike brenda institucioneve në Prishtinë, por dhe nga vendimet dhe rrethanat e gjera politike rreth Kosovës.

"Por synimi dhe baza për këtë operacion ekzistojnë” ka thënë ai burim shkruan gazeta.

Më herët është miratuar Ligji për Trepçën, është miratuar po ashtu statusi në Parlamentin e Kosovës dhe u bë regjistrimi i ndërmarrjes së re, me çka konsiderohet se Trepça është ndërmarrje e tyre sipas ligjeve rë Kosovës që do thotë " si e tillë, iu takon ", shkruan "Blic".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat