Drecun: Pozita e Serbisë forcohet nëse marrëveshja ratifikohet në KS të OKB-së

Lajme

Drecun: Pozita e Serbisë forcohet nëse marrëveshja ratifikohet në KS të OKB-së

Nga: F.B Më: 13 mars 2019 Në ora: 09:35
Milovan Drecun

Kryetari i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka vlerësuar se, "paralajmërimi i përfaqësueses së lart të BE-së Federika Mogerini se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të ratifikohet në KS të OKB-së është shumë e mirë", shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Drecun mendon se kjo forcon pozitën e Serbisë në ato bisedime.

Me deklaratën e saj Mogerini ka treguar se bisedimet nga ato teknike kanë kaluar në bisedime për statusin e Kosovës, ka thënë Drecun.

"Në këtë proces duhet të marrin pjesë së paku 5 vende, kësaj radhe në lojë futen edhe Rusia dhe Kina dhe kjo do të forcojë pozitën tonë", ka thënë Drecun.

Ai ka nënvizuar se pret që zgjidhja eventuale  të jetë ndryshe nga rezoluta 1244 e KS të OKB-së, por përsëriti se Serbia nuk do të vazhdoj bisedimet nëse Prishtina nuk heq taksat.

"Po zvarritën në heqjen e kësaj mase të njëanshme me qëllim që një ditë të thotë se ja po i bëjmë shërbim Serbisë", tha Drecun.

Ai tërhoqi vërejtjen se në veri të Kosovës ekziston një prani e shtuar e forcave të Kosovës, pro edhe pjesëtarëve të KFOR-it, posaçërisht britanikë dhe gjermanë.

"A janë atje për të evituar ndonjë aktivitet të Prishtinës, apo bashkërisht planifikojnë aksione, kjo nuk dihet. Kërkoj nga KFOR-i të pamundësoj çfarëdo aksioni të dhunës ndaj serbëve", tha Drecun.

Disa media në Serbi kanë transmetuar se pushteti në Kosovë po planifikon hyrjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe marrjen e objektit  të Kombinatit metalurgjik të Trepçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat