Daçiq: Disa vende të BE-së po i thonë Haradinajt të mos e heq taksën - Bota Sot
Daçiq: Disa vende të BE-së po i thonë Haradinajt të mos e heq taksën

Lajme

Daçiq: Disa vende të BE-së po i thonë Haradinajt të mos e heq taksën

Më: 13 mars 2019 Në ora: 10:52
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, thotë se bashkësia ndërkombëtare nuk është e unifikuar në thirrjen e saj ndaj Prishtinës për të hequr taksën ndaj mallrave serbe dhe për këtë sipas tij, kjo taksë po vazhdon të mbijetojë.

Ai ka thënë se SHBA’të duan heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut.

“Disa vende të BE’së janë duke i thënë Ramush Haradinajt që të mos e anulojë taksën”, ka thënë Daçiq për TV Pink serb.

Ai ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ende nuk i ‘ka dënuar lëvizjet e fundit të Prishtinës”.

“Në Britani, sipas mendimin tonë, po e inkurajojnë Haradinajn që të mos e heq taksën, ata nuk e duan idenë e kompromisit dhe nuk u pëlqen të mos jenë faktor në këtë proces. Ata nuk mendojnë se ky problem duhet të zgjidhet. Ata duan që ne thjesht ta njohim pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ‘Prishtina me vendosjen e taksave dhe me Platformën e saj për dialog e ka ndalur këtë proces” që sipas Daçiqit mund të vazhdojë vetëm me heqjen e taksës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...