Vuçiq: Ku e di unë çka mendon Prishtina, por e di çka duam ne

Lajme

Vuçiq: Ku e di unë çka mendon Prishtina, por e di çka duam ne

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:38
Aleksander Vuçiq

Aleksandër Vuçiq ka thënë se Prishtina me miratimin e Platformës për dialogun, i ka dhënë fund këtij procesi.

Këto komente ai i ka bërë pas takimit që ka pasur me ministrin e jashtëm spanjoll, Josip Borel.

Vuçiq ka thënë se ‘nuk e di se cila do të jetë lëvizja e ardhshme e Prishtinës por Serbia është e përkushtuar për të punuar për paqe dhe stabilitet në rajon’, shkruan B92.

Ministri i jashtëm spanjoll, i ka thënë Vuçiqit se ‘Spanja vazhdon të jetë kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës”.

Vuçiq e ka falënderuar Borelin për këtë vizitë dhe për qëndrimin e Spanjës për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat