Ministri serb i jep shumë kosës: NATO dështoi të na e marrë Kosovën, Kosova është Serbi

Lajme

Ministri serb i jep shumë kosës: NATO dështoi të na e marrë Kosovën, Kosova është Serbi

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:42
Nenad Popoviq

Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë në Serbi, Nenad Popoviq, ka thënë se ‘NATO ka dështuar ta marrë Kosovën, sepse Kosova është Serbi”.

Këto komente, ai i ka bërë në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO’s ndaj Serbisë.

“Sot e shohim që agresioni i NATO’s, qëllimi i së cilës ishte ta merrte Kosovën u tregua i dështuar sepse Kosova mbetet pjesë e Serbisë. Kosova do të mbetet pjesë e Serbisë derisa ne ta kemi Kushtetutën tonë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”, ka thënë ai në konferencën që është organizuar nga Këshilli i Federatës Ruse, të cilët kanë folur në konferencë përmes video-lidhjes, shkruan media serbe.

‘Falë Rusisë, Rezoluta 1244 mbetet në fuqi dhe shteti i rremë i Kosovës, përkundër presionit të madh të vendeve të Perëndimit nuk është pjesë e OKB’së, UNESCO’s apo Interpolit”, ka thënë ai.

Populli serb, thotë ai, ‘kurrë nuk do të lejojë që Serbia të bëhet anëtare e NATO’s e cila bombardoi Serbinë për t’ia marrë një pjesë të saj’.

Popoviq ka thënë se për këtë arsye ’90 për qind e qytetarëve serbë nuk e duan anëtarësimin e Serbisë në NATO’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat