Gjuriq akuzon Petroviqin se ka votuar platformën për dialogun me Serbinë

Lajme

Gjuriq akuzon Petroviqin se ka votuar platformën për dialogun me Serbinë

Nga: F.B Më: 14 mars 2019 Në ora: 10:12
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë të Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq ka përsëritur sot se “platforma e Prishtinës përbën gozhdën e fundit në arkën e dialogut me Beogradin, përkatësisht ‘vrasje me paramendim të dialogut’, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.      

Ai ka akuzuar politikanin nga Kosova, Slobodan Petroviq se ka votuar miratimin e platformës në Kuvendin e Kosovës dh se është pjesë e protestës “1 nga 5 milionë“ të Gjilasit.

"Lista Serbe është organizatë e serbëve të Kosovës që ka marrë 90 për qind të votave në krahinë. Ajo u krijua nga ideja që serbët e Kosovës nuk duhet të ndahen para shqiptarëve por të jenë unik dhe bashkuar", ka thënë Gjuriq.

Gjuriq ka thënë se “90 për qind e serbëve kanë mbështetur qëndrimin kombëtar shtetëror të Listës ndonëse ka pasur edhe kandidatë tjerë të mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare dhe shqiptarët që serbët të jenë të ndarë".

Slobodan Petroviq dhe struktura e tij sipas Gjuriq është manifestimi më i mirë i një politike të këtillë, andaj Lista Serbe meriton lavd që ndonëse në vështirësi duke ndjekur politikën shtetërore të Serbisë që çdo ditë lufton për serbët në Kosovë.

"Krahas problemeve Lista Serbe ia del të demaskojë gënjeshtrat që Prishtina përmes Slobodan Petroviqit plason", thekson Gjuriq.

Sipas tij Slobodan Petroviq në vend që të protestojë kundër gjithë asaj që kundër serbëve bëjnë shqiptarët kundër taksave kundër civilizuese dhe sulmeve në Trepçës ai mbështet protestën “1 nga 5 milionë”.

Gjuriq shtoi se “ky njeri që ka mbështetur dhe iu ka bërë kuorumin e Kuvendit të Kosovës që të votohet platformë ku në mënyrë direkt-e thuhet se zgjidhja e vetme është pavarësia e plotë.

"Njeriu I tyre  '1 nga 5 milionë' Slobodan Petroviq ka mbështetur miratimin e platformës në Kuvendin e Kosovës. Kemi listën zyrtare që e dëshmon. Ai publikisht ka mbështetur miratimin e platformës në krye me Fatmir Limajn", tha Gjuriq.

"Ky është sulm serioz në ardhmërinë e serbëve dhe shqiptarëve pa teprim ", ka thënë Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat