Në Shqipëri sot dita e verës, në Kosovë dita dimrit, kur shkunden plakat?

Lajme

Në Shqipëri sot dita e verës, në Kosovë dita dimrit, kur shkunden plakat?

Më: 14 mars 2019 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Sa jemi larga larg apo ngata ngat ne shptaret derisa sot ne Shqiperi festojhet dita e verës, ne Kosove ende dimer, qe njihet si dite kur shkunden plakat. Qe nenkupton dirmin ne ikje. Sipas njofitmeve Dita e Vres njihe tnga vititi 1911, kruse shkindja e palaave njeihet qe dy mije vjet ?!,  shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ç’është Dita e Verës? Sipas Faik Konicës (Botuar më 1911)

Miqve, shokëve të Lidhjes Shqipëtare “Verore”, u dërgoj kujtime miqësie, urime të zemrës, për Ditën e Verës që na afrohet. S’e festuam dot sivjet këtë ditë të bukur: po në mos e festuam me trup, do ta festojmë me zemër.

Ç’është Dita e Verës?

Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve.
Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë.
Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.

“Po shkundën plakat”, kjo është historia e kësaj legjende te shqiptarët

Kjo gojëdhëne mbi dymijë vjeçare kujtohet çdo muaj prill sipas kalendarit Alla Turke, pikërisht kur moti pëson ndryshime të dukshme. Sipas rrëfimeve të transmetuara nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit Prill lidhen me “mitin e plakave”.

“Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë janë plakat”.Legjenda thotë një herë e një kohë disa plaka u ngjitën në mal dhe thirrën me të madhe: “Lamtumirë Dimër, Vafsh në Djall!”.

Ishte Prill, por dimri vendosi të kthehej sërish. Muaji Prill i kërkoi muajit Shkurt t’i jepte disa nga ditët e tija për t’i ngrirë plakat si për t’ju kujtuar që dimri nuk ka ikur dhe është më i fuqishëm se ato, dhe që është një fenomen natyror që duhet respektuar.

Plakat vdiqën nga i ftohti dhe më pas erdhi pranvera sërish. Madje gojëdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur si në formën e një Plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e Plakës.

Ndaj gati një javë në muajin Prill kthehet dimri, i cili sjell reshje shiu thuajse në të gjithë Shqipërinë dhe pas shirave vjen pranvera e vërtetë. Kjo javë ka nisur me reshje shiu ndaj kujtoni se kanë ardhur plakat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat