Maloku: Opozita Kosovës, veç “një tigër prej letre” - Bota Sot
Maloku: Opozita Kosovës, veç “një tigër prej letre”

Lajme

Maloku: Opozita Kosovës, veç “një tigër prej letre”

Nga: Z.B Më: 14 mars 2019 Në ora: 15:19
Fadil Maloku

Sociologu, Fadil Maloku ka thënë se, opozita (LDK-ja dhe VV, por jo edhe faksioni i saj tash PSD-ja, që është bë pjesë e qeverisë) me indeferencën, neglizhencën dhe sidomos me agresivitetin e saj të heshtur, në temat e karakterit naciona e shtetëror, lëre që e ka degraduar e shëmtuar diskursin dhe kultin mbi demokracinë e pluralizmin politik, por, edhe e ka vonuar (për të mos thënë; bastardhuar!) nevojën e ndryshimit të “etheve” të transicionit nëpër të cilën po kalon Kosova, në këto dy dekada koti... përcjell “Bota sot”.

Ai tutje ka thënë se opozita, me (argatët e djajve qeveritar të pasluftës) qëndrimin jokoherent në publik, me akuzat dhe kundërakuzat improvizuese, e jo atraktive për temat, shqetësimet dhe mundimet jorelevante nëpër të cilat po i kalon vendi, jo vetëm që nuk po demonstron fuqi e karizmë të numrave (se e ka shumicën shqiptare pas veti), por, nuk po dëshmon as fuqi, e as sens e interesim për ta ndryshuar gjendjen shpërthyese; ekonomike e sociopolitike.

Gjithashtu Maloku thotë se duket, që ajo këtë po e bënë qëllimisht dhe për disa arsye;a/ ka vlerësuar (pa matje të duhura në publikun e gjerë!) që temat si demarkacioni, gjykata, e sidomos tema e “korigjimit”(lexo; copëtimit) është ajo “patatja e nxehtë” të cilën mund ta kryejnë vetëm akterët (alias komandantat) e luftës; b/ka NUHATUR qartë gabimisht, se temat dhe problemet nacionale s’bashku me ato shtetërore, i takojnë ekskluzivisht qeverisë; c/ ka NËNVLERĒSUAR dhe nënçmuar, “peshën e vetë specifike”, në raport me pakicën aktuale qeveritare; d/ ka DEMONSTRUAR deri më tani vetëm “fuqi tigri prej letre”, sidomos, kur janë në pyetje krimi, korrupsioni, papunësia dhe varfëria marramendëse; e/ ka KULTIVUAR e ndërtuar atmosferë fatëpajtuese dhe koketuese me qeverinë (faksioni i VV) në vend të njē “agresiviteti” evident demokratik, në parlament në medie e pse jo edhe në rrugë;ka KALKULUAR (duke mos u ofruar alternativa) me kurtuazi shëmtuese, me aleat dhe miqët ndërkombëtar; f/ka INJORUAR trendet e paknaqësisë sociale dhe ato ekonomike të vendit; g/ka MARGJINALIZUAR rolin dhe rëndësinë e shoqërisë civile dhe medieve neutrale; h/ ka...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...