Porosia e zyrtarit britanik pas takimit me Bërnabiq lidhet me Kosovën

Lajme

Porosia e zyrtarit britanik pas takimit me Bërnabiq lidhet me Kosovën

Më: 14 mars 2019 Në ora: 17:22
Ana Bërnabiq është takuar sot me Richard Moore

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq është takuar sot me drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Zyrtari britanik në takim theksoi se është e nevojshme të vazhdojnë përpjekjet për të gjetur një mënyrë që të arrihet një zgjidhje kompromisi për Kosovën.

Nga ana e saj, nikoqirja e takimit, Ana Bërnabiq tha se futja e taksës, formimi i Ushtrisë dhe votimi i platformës janë lëvizje që Prishtina demonstron se nuk mendon për dialogun dhe përjashton çdo mundësi për të kërkuar një zgjidhje kompromisi, njoftoi Zyra e shefes së ekzekutivit serb.

Moore gjatë vizitës në Beograd është takuar edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq i cili tha se vendi i tij do të jetë i gatshëm që të rifillojë bisedimet me Prishtinën pas heqjes së taksës.

Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.të mërkurën vizitoi Kosovën ku u takua me kryeministrin Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat