Thaçi e tregon emrin e personit që vrau Oliver Ivanovicin - Bota Sot
Thaçi e tregon emrin e personit që vrau Oliver Ivanovicin

Lajme

Thaçi e tregon emrin e personit që vrau Oliver Ivanovicin

Më: 14 mars 2019 Në ora: 22:58
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se prapa vrasjes së ish-liderit serb, Oliver Ivanovic, qëndron “bosi” i krimit në veri, Millan Radojicic.

Duke folur në emisionin Zona e Debatit, presidenti Thaçi ka thënë se të gjitha indikacionet e instancave të sigurisë së Republikës së Kosovës, të çojnë tek ai i cili është organizator i vrasjes së Ivanovicit.

“Të gjitha indikacionet e instancave të sigurisë së Republikës së Kosovës të çojnë tek ai i cili është njëri prej organizatorëve të vrasjes së Oliver Ivanovicit dhe është në autoritetin e institucioneve përkatësë të Republikës së Kosovës, ndërmarrja e veprimeve.”, ka thënë Thaçi.

Tutje, presidenti ka theksuar se është me rëndësi jetike për Kosovën që kjo vrasje të zbardhet, derisa ka thënë se e gjithë bota duhet të dijë se hetimet tregojnë se urdhërues i vrasjes së ish-liderit serb, është pushteti aktual në Beograd.

“Është me rëndësi jetike për shtetin e Kosovës që ajo vrasje të zbardhet dhe të gjitha drejtimet apo pistat çojnë që urdhërues i vrasjes se Ivanovicit është pushteti aktual në Beograd dhe bota këtë fakt duhet ta dijë”, ka shtuar tutje ai.

Millan Radojicic njihet si lideri i serbëve në veri dhe bosi i krimit në veri që bashkëpunon me strukturat paralele atje. Ai njihet për një koordinim shumë të mirë me Qeverinë në Beograd.

Së fundi, Radojicicit i është lëshuar një fletarrest nga Prokuroria e Kosovës, ky është i dyshuar se është vrasësi kryesor i Ivanovicit.

Ai njihet si një person shumë i afërt me kryeminstrin e tanishëm, Haradinaj, madje ai e ka vizituar atë edhe në zyrën e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...