Terrorizmi në kohën e rrjeteve sociale

Lajme

Terrorizmi në kohën e rrjeteve sociale

Më: 15 mars 2019 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Sulmi terrorist në dy xhami në në qytetin Christchurch të Zelandës së Re ka rikthyer edhe një herë debatin për rolin e rrjeteve sociale dhe masat që po ndërmarrin këto kompani për të parandaluar sulmet terroriste.

Atentatorët u kujdesën që ma shumë persona të kuptojnë për sulmin e tyre duke i shfrytëzuar këto rrjete sociale.

Brenton Tarrant, i cili është i dyshuari kryesor për këtë ngjarje, ka transmetuar drejtpërdrejt për 17 minuta të gjithë ngjarjen makabre dhe vrasjet që i kreu me gjakftohtësi.

Masakra e Zelandës së Re u transmetua drejtpërdrejt në Facebook, u paralajmërua në 8chan, u postua në YouTube, Twitter e Instagram, u komentua rreth saj në Reddit dhe u pasqyrua në mbarë botën para se kompanitë e teknologjisë të reagonin.

Videot janë hequr nga të gjitha rrjetet sociale, por ato vetëm kishin bërë xhiron e botës. Facebook e Twitter kanë fshirë edhe profilet e të dyshuarve.

Ekspertët thonë se Facebook, Twitter e Google duhet të gjejnë mënyra të tjera më të sofistikuara dhe me një bashkëpunim me të ngushtë edhe me autoritetet të mund të parandalojnë sulme të tilla.

Kjo nuk është e gjitha, pasi rrjetet sociale po shërbejnë edhe si mjetet propagande dhe rekrutimi për grupe të caktuara me bindje ekstremiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat