Avokati serb: Me parullën “Kosova është Serbi” nuk zgjidhet asgjë, problemi vetëm rritet

Lajme

Avokati serb: Me parullën “Kosova është Serbi” nuk zgjidhet asgjë, problemi vetëm rritet

Nga: F.B. Më: 15 mars 2019 Në ora: 11:58
Rajko Daniloviç

Avokati serb Rajko Daniloviç ka thënë sot se “liderët e opozitës Dragan Gjilas, Vuk Jeremiç dhe të tjerët tentojnë të rrëmbejnë protestat nga qytetarët, ndonëse gjithë kohën fshehen pas tyre”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Në këtë nuk do të kenë sukses, sepse ndryshimet duhet të ekzistojnë në qenien politike, ndërsa nuk janë. Populli nuk është naiv dhe nuk do i lejoj", ka thënë Daniloviç.

Ai rikujtoj se protestat janë pjesë e shoqërisë demokratike dhe jetës politike, sepse ndikon në pushtet dhe janë korrektues i saj. Ata nxisin ndryshime, por në vetvete nuk janë me rëndësi thelbësore.

Daniloviç nënvizoi se pyetje e të gjitha pyetjeve për Serbinë është hyrja në BE, ndërsa para saj një pyetje me rëndësi është problemi shumë dekadash i zgjidhjes së çështjes së krizës së Kosovës.

"Këtë sot në arenën e drejtësisë politike me përgjegjësi tenton ta zgjidh(presidenti i Serbisë) Aleksandar Vuçiq, me qëllim të gjetjes së  zgjidhjes në problemin e madh të popullit tonë", tha avokati.

Përkundër pengesave të panumërta, Vuçiq asnjëherë nuk hoqi dorë nga hyrja ne BE.

"Në vend që për këtë të ketë mbështetje të gjerë të gjitha shtresave shoqërore, rezistenca bëhet gjithnjë më e madhe, Edhe atë si në Kosovë, edhe më e fuqishme në Serbi, Zgjidhja është e pashmangshme, ndërsa rezistenca pasojë e emocioneve dhe politikës", shtoi Daniloviç.

Sipas tij, me thirrjen e parullës "Kosova është Serbi" nuk zgjidhet asgjë, problemi vetëm sa rritet.

I pyetur si sheh zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ai theksoi se dëshiron marrëveshje kompromisi nga dy palët, pas së cilës Kosova si shtet do të bëhet pjesë e BE-së me gjasë edhe anëtare e NATO-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat