Ja si i quan Sali Rexhaj zyrtarët e AAK-së: Tetuta Haxhiu hoxhenicë, Pali, Nitaj, Berisha janë... - Bota Sot
Ja si i quan Sali Rexhaj zyrtarët e AAK-së: Tetuta Haxhiu hoxhenicë, Pali, Nitaj, Berisha janë...

Lajme

Ja si i quan Sali Rexhaj zyrtarët e AAK-së: Tetuta Haxhiu hoxhenicë, Pali, Nitaj, Berisha janë...

Nga: N.Sh Më: 15 mars 2019 Në ora: 12:31
Sali Rexhaj

Veprimtari Sali Rexhaj ka reaguar për punësimet e familjarëve të zyrtarëve të AAK-së në Telekom.

Rexhaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se për Teuta Haxhiun ka mëndu që është hoxhenicë, për Palin thotë se e di që është “dash”, ndërsa për Muharrem Nitajn që e ka punësu djalin, ia përmend edhe djalin tjetër i cili sipas tij do të bëhet ministër.

Rexhaj ka vazhduar edhe me Bekë Berishën gruaja e të cilit punon në Telekom si dhe e ka përmendur edhe Gazmend Abrashin.

Ja postimi i plotë:

Per bese,

kam menduar se Teuta Haxhia e AAK-es eshte hoxhenice.

Qysh shiste moral keto vite, mendoja se do e kemi edhe nje Nene Tereze.

Kurse ajo pronto AAK, djalin ne pune pa kunkukukuru fare.

Per Palin e di si eshte si dash. Kam mujte tha me e punesu nusen e djalit ne ministri time, po ne Telekom eshte puna me e sigurte. Qeverise nuk dihet sa i zgjate, varet nge Hashimi e Vuqiqi.

Per Muharremin dihet. Asgje nuk eshte ky djali me gru te pare, tjetri me grua te dyte do te behet minister e president. Krejte Ajnshtajna i ka djemt. Po flitet se per ta eshte e interesuar NASA.

Beke Berishen duhet kuptuar. Nga kali ne xhyp, ne Llandruver te gruas. Pse mos me e shalu Telekomin, si me qene i Serbise.

Kurse Gazmen Abrashin duhet kuptuar. Djale i direktorit ne kohen e Tites, tregtar ne kohen e Sllobes, oligark ne Republiken e Kosoves. Kur ta don, ta don...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...