Ministrja e Drejtësisë Kuburoviç: Organet serbe nuk kanë dhe nuk do fshehin vrasësit - Bota Sot
Ministrja e Drejtësisë Kuburoviç: Organet serbe nuk kanë dhe nuk do fshehin vrasësit

Lajme

Ministrja e Drejtësisë Kuburoviç: Organet serbe nuk kanë dhe nuk do fshehin vrasësit

Nga: F.B Më: 15 mars 2019 Në ora: 19:26
Nela Kuburoviç

Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Serbisë Nela Kuburoviç ka hedhur poshtë qëndrimet e Prishtinës se presidenti i Serbisë Vuçiq ka urdhëruar vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare SDP Oliver Ivanoviç dhe ka shtuar se " nuk kanë dhe nuk do fshehin kriminelët dhe vrasësit siç bëjnë kriminelët e UÇK-së Thaçi, Haradinaj dhe Veseli", shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Në një deklaratë të shkruar ajo ka thënë se organet e Kosovës me asnjë letër nuk kanë ofruar të dhëna rreth hetimit për Milan Radoiçiç, prej të cilës mund të vlerësohet “ baza faktike e akutes së tyre”.

"Nuk ka dyshim se në një drejtim kanë drejtë se sigurisht ekziston prapavija politike në vrasjen e Ivanoviçit, sepse po të mos ishte kështu ata nuk do refuzonin formimin e ekipit të përbashkët hetues me prokurorinë për krime të organizuara në Beograd, asnjëherë nuk do të refuzonin që të dorëzojnë gëzhojat nga vendi i vrasjes dhe nuk do iu duheshin muaj për procesin e vendit të ngjarjes ",theksoi Kuburoviç.

Kuburoviç e bëri këtë deklaratë pas akuzës së ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri se presidenti Vuçiq është përgjegjës për vrasjen e liderit të SDP Oliver Ivanoviç.

Sipas Tahirit "mbrojtja që presidenti serb i jep të dyshuarit kryesor të vrasjes së Ivanoviçit shpie në përfundimin se Vuçiq ka urdhëruar vrasjen ".

"Kërkesa jonë pushtetit të Serbis për bashkëpunim në rastin e Ivanoviçit janë ndal në momentin kur dyshimet e bazuara kanë treguar se Radoiçiç është i dyshimti kryesor për atentatin ndaj politikanit serb ", ka shkruar Tahiri.

Lideri i SDP Oliver Ivanoviç ishte vrarë para zyrës së partisë në pjesën veriore të Mitrovicës me 16 janar 2018. Ende nuk dihet deri ku kanë shkuar hetimet rreth këtij rasti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...