Eksperti i kibernetikës: Mos lexoni lajme me urrejtje, të gjithë mund të bëhen terrorist sikur Tarrent

Lajme

Eksperti i kibernetikës: Mos lexoni lajme me urrejtje, të gjithë mund të bëhen terrorist sikur Tarrent

Më: 16 mars 2019 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Eksperti i kibernetikës, Hekuran Doli ka thënë se të gjithë mund të bëhen terrorist sikurse Brenton Tarrent sepse jemi viktimë e të njëjtit medium.

Doli përmes një shkrimi në facebook ka thënë se duhet patur kujdes sepse jetojmë në kohën e keqinformimit, ku përmbajtja në rrjetet sociale është e pavërtetë.

Ndërsa, për raportin qe Kosovën e renditë në krye të listës së ‘fake news’, sipas tij, është e vërtet

Ndërsa, lajmet që ngjallin urrejtje janë lajmet me të klikuara, ku shpërndahen në masë më të madhe.

Prandaj, sipas tij, duhet pasur kujdes dhe të mos u besohet verbërisht lajmeve në facebook.

Postimi i plotë:

Te gjithë mund te bëhemi terrorist sikurse Brenton Tarrant, sepse te gjithë jemi viktime te njëjtit medium.

E tere bota po ulërin se si indoktrinimi përmes fake news ne rrjete sociale po ndikon masovikisht ne radikalizëm. Një raport i ABC News te Australisë, e paska radhite Kosovën në krye te listës se fake news-it, si shtet me ndikim te madh ne audiencën perëndimore, qe sipas mendimit tim është e vërtetë.

Është e vërtetë se Kosova menaxhon me një sasi të jashtëzakonshme te audiencës perëndimore, dhe se në Kosove futet sasi e pa imagjinueshme e parave përmes monetizimit ne rrjetet sociale te lajmeve te rreme, apo te vjedhura. Ne një kohe, para disa vitesh, çdo i dyti i ri fliste për përfitime nga Facebooku. Mua personalisht shume here me është kërko ndihme ne realizimin e sistemeve te tille te përfitimeve, nga njerëz qe nuk kane kurrfarë lidhje as me gazetarinë por as me IT-ne, e ne shume raste as anglisht nuk kane dite. Duke mos qene profesionist ne Gazetari, mënyra e vetme për te përfituar ka qene krijimi i lajmeve te rreme (ne shume raste tragjike dhe banale) apo vjedhja e lajmeve nga media te tjera. Këta nuk kane pasur qellim indoktrinimin e masave, por për qellim kane pasur rritjen e klikimeve (perfitimeve) duke përdorur përmbajtje qe as vet nuk e kane ditur se çfarë është. Pra qëllimi nuk ka qene indoktrinimi siç e paraqet ABC Neës, por qëllimi ka qene pasurimi i lehte ne një vend ku dihet se gjendja ekonomike është shume e ulet.

Ne anën tjetër, i njëjti sistem ka funksionuar edhe ne Maqedoni dhe Serbi. Ne Maqedoni, siç tregojnë raportet, audienca i është vene ne dispozicion agjencive ruse për te shtrire interesat politike tek masat. Ndërsa ne serbi, sistemet janë vënë ne dispozicion te shtrirjes se ideologjise nacionalist-religjioze-ksenofobe te kishes serbe tek masat perëndimore. Dhe si rezultat kemi Tarrant-in me shoke.

Duket pasur kujdes sepse jetojmë ne kohen e keqinformimit, ku 90% e përmbajtjes në rrejetet sociale është e pa vërtetë. Pavarësisht përpjekjeve, parandalimi i lajmeve te rreme është teknikisht i pa mundur, sepse ato përpilohen ne mënyrë te sofistikuar sa qe edhe vet autori fillon e beson se është i vërtet. Shume njerëz nuk din te bëjnë dallimin ne mes te lajmit te vërtet dhe atij te rreme, dhe gjithmonë argumentojnë duke thënë “e kam lexu ne Facebook”. Lajmet qe ngjallin urrejtje janë lajmet me te kilikuara, dhe si rezultat ato shpërndahen ne mase te madhe. Mos u besoni verbërisht lajmeve qe lexoni ne Facebook, sepse urrejtja është i vetmi përfitim qe do te merrni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat