Eskalon gjendja në Serbi: Policia bllokon një pjesë të televizionit serb, protestuesit nuk largohen

Lajme

Eskalon gjendja në Serbi: Policia bllokon një pjesë të televizionit serb, protestuesit nuk largohen

Më: 16 mars 2019 Në ora: 21:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Policia e Serbisë ka bllokuar njërën hyrje të Televizionit Publik të Serbisë RTS, ku një numër i madh protestuesish po përpiqen të hyjnë brenda në objekt që t’ju bashkohen protestuesve tjerë.

Ndërsa policia ka filluar t’u kërkojë protestuesve anti-qeveritar të largohen nga i transmetuesit publik. Mirëpo ata janë duke rezistuar ndaj policëve.

Grupi i protestuesve 1në5milionë janë ende brenda, duke refuzuar të largohen duke bërë thirrje të qëndrojnë në objekt derisa të dëgjohet kërkesa e tyre.

Ndërkohë Ministri i Brendshëm i Serbisë, Stefanoviq ju ka bërë thirrje protestuesve që ta lirojnë objektin e televizionit publik serb.

Në një konferencë për shtyp, Stefanoviq ka thënë se ata të cilët kanë hyrë në objektin e RTS-së, do të ndjeken penalisht, derisa protestuesit e shikonin konferencën brenda në objektin e televizionit.

Trazira në Serbi – protestuesit uzurpojnë objektin e Televizionit Publik 

Një grup i protestuesve serbë sonte ka hyrë dhunshëm në ndërtesën e televizionit publik të Serbisë, RTS.

Sipas mediave serbe, të cilat në masë të madhe janë krah i Vuçiqit, kundër të cilit po mbahen protestat që një kohë në Serbi, grupi i protestuesve i udhëhequr nga liderët opozitarë, Boshko Obradoviq dhe Dragan Gjillas, kanë hyë në RTS.

Boshko Obradoviq, lideri i partisë Dveri, gjatë gjithë kohë i ka ftuar qytetarët që të hyjnë në objektin e propagandës serbe, transmeton Ballkani.info.

“Sigurisht Obradoviqi është inspiruar me protestën e sotme në Tiranë, kurse shqiptarët krijuan kaos dhe u nis dhunshëm drejt kabinetit të Ramës”, shkruan Kurir, gazeta megafon e Vuçiqit.

Video dhe fotografitë tregojnë për një numër të madh të forcave policore të cilat e kanë bllokuar hyrjën në RTS.

“Në ndërtesë janë edhe pjesëtarët e Lëvizjes së bashkuar të fantomëve (maskave), të cilët po mbajnë maska, si dhe pritet të shkaktojnë kaos”, shkuajnë mediat serbe.

Image
Image

Kjo protestë po mbahet në kuadër të protestave “1 nga 5 milionë” që kundërshtojnë politikën dhe regjimin e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Protestuesit në vazhdimësi gjatë protestave kanë kërkuar nga Vuçiqi që ta dorëzojë në Kosovë, Milan Radojiçiqin, të akuzuarin kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. 

***

Një numër i madh i protestuesve kundër qeverisë serbe, kanë hyrë në objektin e Televizionit Publik të Serbisë pasi që janë duke kërkuar rrëzimin e Presidentit, Aleksandër Vuçiq.

Mediat në serbi janë duke raportuar se brenda objektit të televizionit janë edhe policia për ta ndal hyrjen e protestuesve.

Protestuesit #1në5milionë në Serbi janë duke bërë thirrje policëve që të dalin jashtë me arsyen që ata të hyjnë brenda në Radio Televizionin Shtetëror të Serbisë.

Në këtë protestë janë duke marr pjesë edhe kreu i opozitës serbe, Dragan Djilas dhe kreu i djathtë, Bosko Obradoviç, janë duke kërkaur që të rrin në objektin e RTS derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

Për këtë arsye policia është duke qëndruar në objektin e televizonit serb, me arsyen që t’i ndalojnë demostruestit që të hyjnë në ndërtesë dhe t’i bashkohen pjesës tjetër të protestuesve.

Mediat serbe raportojnë se deri më tash nuk ka ndodhur ndonjë incident dhe nuk ka të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat