Kriminelët serb, Zvonko dhe Zharko Veselinoviç në Afrikë për gjueti - Bota Sot
Kriminelët serb, Zvonko dhe Zharko Veselinoviç në Afrikë për gjueti

Lajme

Kriminelët serb, Zvonko dhe Zharko Veselinoviç në Afrikë për gjueti

Më: 17 mars 2019 Në ora: 17:02
Zvonko dhe Zharko Veselinoviç

Vëllëzërit Zvonko dhe Zharko Veselinoviç,  të cilët janë pjesë e listës së të dyshuarve për incidentet dhe krimet e kryera në veri të Kosovës, janë parë duke shijuar pushime në Afrikë.

Vëllëzërit  Veselinoviç  në këtë fotografi shihen se kanë dalur në gjueti në Afrikë.

Përveç tyre,  në fotografi shihen edhe disa kriminelë të tjerë nga Serbia.

Ndryshe, vëllëzërit Veselinoviç po hetohen për të gjitha krimet e kryera në Veri të Mitrovicës, që nga paslufta.

Zvonko e Zharko Veselinovic ishin identifikuar nga misioni i NATO-s në Kosovë për përfshirjen në aktet e fundit të dhunës kundër ushtarëve ndërkombëtarë të KFOR-it, te barrikadat në Jarinjë dhe Jagnenicë në vitin 2011.

Zvonko Veselinovic ishte arrestuar pesë herë lidhur me dyshimet për trafikim me narkotikë, vjedhje dhe trafikim të automjeteve. Por, nuk është gjykuar asnjëherë për këto dyshime për shkak të, siç thuhet, mungesës së dëshmive.

Dy vëllezërit  Veselinoviç ishin arrestuar për kontrabandë në veriun e Kosovës dhe për dhunë ndaj forcave paqeruajtëse të NATO-s në atë zonë

Zvonko dhe Zharko Veselinoviç janë identifikuar nga KFOR-i si organizatorët dhe liderët e akteve të fundit të dhunës, që janë kryer kundër ushtarëve ndërkombëtarë të KFOR-it, te barrikadat në Jarinë.

Image

Zvonko Veselinoviç për një kohë të gjatë është në qendër të mediave , për shkak të aktiviteteve të tij të paligjshme dhe lidhjes me krimin e organizuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...