Mediat serbe: Vuçiq del nga presidenca

Lajme

Mediat serbe: Vuçiq del nga presidenca

Nga: F. B. Më: 17 mars 2019 Në ora: 17:16
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka dal nga presidenca në rrugën “Kurora e Andriqit” në Beograd ka njoftuar “ B92”, transmeton “Bota Sot”.

Para ndërtesës së presidencës prej orës 11 deri rreth orës 15.00 kanë qëndruar protestuesi kundër pushtetit të Vuçiqit, ndërsa pas kësaj ore ata janë larguar nga aty.

Mësohet se protestuesit kanë shkuar para stacionit policor në qendër të Beogradit dhe po kërkojnë lirimin e personave të arrestuar mbrëmë pas hyrjes në RTS.

Pjesëmarrësit e protestës pas konferencës së Vuçiqit me gazetarë kanë formuar mur të gjallë dhe kanë pritur që Vuçiq të ju drejtohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat