BBC: Vuçiq objektivi kryesor i protestave në Serbi

Lajme

BBC: Vuçiq objektivi kryesor i protestave në Serbi

Më: 17 mars 2019 Në ora: 23:15
Foto

Protestat – kryesisht paqësore janë organizuar jashtë rezidencës zyrtare të presidenit që nga fundi i vitit të kaluar.

Kështu e nis shkrimin mediumi britanik, BBC, në një artikull kushtuar këtyre zhvillimeve, transmeton Klan Kosova.

“Por tensionet u përshkallëzuan të shtunën kur protestuesin sulmuan ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë”.

“Megjithatë, Vuçiq tha se ishte i gatshëm të thërriste zgjedhje të menjëhershme për të provuar popullaritetin e partisë së tij”, thuhet tutje.

Në konferencën për shtyp të mbajtur nga Vuçiq e cila u transmetua drejtpërdrejt në “RTS”, ai tha se nuk iu frikësohej aspak protestuesve, të cilët ai i quajti huliganë.

Ai kritikoi gjithashtu opozitën, teksa e quajti Obradoviçin “fashist” dhe Djilasin “oligark”.

Në artikullin e BBC-së theksohet se protestat kundër Vuçiqit janë rezultat i pakënaqësive të protestuesve me politikat e presidentit serb.

Protestat filluan edhe si reagim pas sulmit fizik ndaj kryetarit të partisë socialdemokrate, Borko Stefanovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat