Vuçiqi e pranon caktimin e kufijve me Kosovën - Bota Sot
Vuçiqi e pranon caktimin e kufijve me Kosovën

Lajme

Vuçiqi e pranon caktimin e kufijve me Kosovën

Nga: F.B. Më: 18 mars 2019 Në ora: 09:27
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Tv Pink ka thënë se “caktimi i kufijve është një nga zgjidhjet e problemit të Kosovës”, transmeton “Bota sot”.

Ai ka thënë se kjo “në fund të fundit duhet të ndodh”, duke shtuar se Serbia është e në presion nga anë të ndryshme në lidhje me çështjen e Kosovës dhe po "ec nëpër tel”.

"Pozicioni ynë në botë është shumë më mirë se ishte më përpara, por vështirë është kur keni presion nga të gjitha anët, kur shqiptarët sillen pa përgjegjësi dhe jo racional dhe kur vazhdimisht duhet të mbroheni dhe gjithë kohën duhet të ecni nëpër teli", ka thënë Vuçiq.

"E gjithë kjo në situatën kur thuajse asgjë nuk keni në duart tuaja. Por kemi pasur sukses dhe shpresoj se këtë ta bëjmë edhe në të ardhmen".

“Suksesi ynë është se kemi arritur që në çështjen e taksave të bashkojmë të gjitha vendet e BE-së, ShBA dhe miqtë nga Kina dhe Rusia vlerësoi Vuçiq duke shtuar se Serbia do të bëjë gjithçka që të evitohet konflikti sepse secila luftë e ardhshme shkatërron vendin tonë që ballafaqohet me demografi negative”.

"Kemi pasur sukses përkundër histerisë në Prishtinës, ku nuk janë respektuar as marrëveshja e Brukselit, kanë vendosur taksa 100 për qind që është e pa shënuar në historinë modern dhe më pas platformën që do thotë nuk duan bisedime, ndërsa ne me gjithë këto kemi qenë racional”, porositi ai duke nënvizuar se nuk ka dashur siç kanë kërkuar disa të vendosin reciprocitet.

"Sot të gjithë në botë e shohin kush është fajtor, askush nuk mund të fajësoi Serbinë edhe po të duan", tha Vuçiq.

"Vetëm për taksa thonë se Prishtina ka faj. Të gjithë e kritikojnë për taksa dhe ky është suksesin që kemi arritur”, tha ai duke pritur se ato do të hiqen.

Ne nuk duam konflikt vazhdoi ai jo për shkak tjerëve po për shkak të numrit të vogël të serbëve që kemi, pasi kemi humbur shumë në luftëra.

"Problem ynë kryesor është demografia, po humbim shumë njerëz. Në çdo qark ku kam qenë kemi dy apo trefish më shumë të humbur se të lindur. Secila luftë e ardhme është shkatërrim i popullit”, tha ai

"Kam menduar gjatë kur kam thënë se nuk do lejojmë ndonjë rrufe goditëse në popullin tonë si “’Oluja”. Unë mbaj fjalën he nuk iku nga ato, Nëse Kosova është çështje kyçe a kemi trimëri që këtë ta zgjidhim ndonjëherë”, tha Vuçiq duke shtuar se çështja është a duam apo jo zgjidhje.

"Nëse thonë konflikt i ngrirë, atëherë duhet pyetur çka bëjnë nëse shqiptarët marrin Trepçën apo sulmojnë veriun, Ku është konflikti i ngrirë, prandaj është me rendësi të bisedohet, që mos të jeni fajtor”, përfundoi Vuçiq.

Sipas tij është me rëndësi edhe për shqiptarët edhe për serbët që të bisedojnë sit ë jetojnë njëri pranë tjetrit në ardhmëri se të luftohet.

"Shpresoj të mbizotëroj mendja në botë dhe të kuptohet kjo", tha Vuçiq, duke thënë se Haradinaj u bë lider sepse nuk do të heq taksën.

Amerika ka fuqi, po jo fuqinë që kishte, prandaj sot askush nuk mund të detyroj “duhet ta bëni këtë, kjo më nuk ekziston”, po është në interesin tonë të gjendet zgjidhja.

“Disa më akuzojnë si tradhtar, disa si nxitës i luftës. Kjo është skizofreni, kjo është diçka që ndaleni dhe nuk besoni, Esenca është se nuk ka asnjë argument dhe kërkojnë zgjidhje, kur i ofroni mundësin cila është ajo: ata nuk kanë e kanë konfliktin e ngrirë gjë që nuk është” tha Vuçiq.

"Gjysma e botës thotë se ata janë kufij të Kosovës së pavarur, ndërsa gjysma tjetër se kjo është pjesë e Serbisë", nënvizoi Vuçiq duke pyetur për cilët kufij flitet - "spanjoll, Italian, turk apo grek, kinez gjerman...".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...