Ëndrra e Daçiqit, Mitrovica të bëhet pjesë e Serbisë

Lajme

Ëndrra e Daçiqit, Mitrovica të bëhet pjesë e Serbisë

Nga: F.B. Më: 18 mars 2019 Në ora: 10:49
Ivica Daçiq

Në një intervistë për gjendjen aktuale, dialogun dhe çështjen e Kosovës Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka folur për qëndrimin e institucioneve të shtetit serb rreth atyre çështjeve.

“Është e qartë se taksat duhet të hiqen dhe të vazhdoj dialogu me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare rreth asaj se çka dëshiron Serbia si rezultat përfundimtar me Prishtinën, për çka kurrë nuk kanë diskutuar, në përgjigje të pyetjes nëse me përfaqësues të huaj është diskutuar pozicioni serbe.

“Nuk ka pasur tema të tilla. Sa herë janë hapur mundësitë për ndonjë kompromis, ka ndodhur ndonjë incident. Nuk ka vetëm dyshime por edhe fakte se disa vende evropiane nuk duan të përfundoj shpejtë dialogu”, tha Ivica Daçiq.

Riçard Mura ka thënë se ka  mundësi të zgjidhjes deri ën fund të vitit, ndonëse edhe Britania edhe Gjermania keni thënë se janë kundër ndarjes?

“Ata arsyetohen se nuk mbështesin Haradinajn dhe janë kundër taksës, Keni pozicionin gjerman që thonë se nuk janë për heqje taksës dhe vazhdim të bisedimeve para zgjedhjeve evropiane. Bëhet fjalë për politikë shumë shtresore në të cilën jemi ndërthurur.

Pra asgjë deri në fund të vitit?

Kjo hyn në fushën e politikës shkencore fantastike.

Cila është procedura e arritjes së marrëveshjes?

Nëse arrihet ndonjë marrëveshje, ajo duhet të vij në Këshillin e Sigurimit, që të verifikohet dhe në bazë të saj të merret vendimi dhe rezolutës përgjegjëse.

Pra rezoluta e re e OKB-së miratohet në bazë të marrëveshjes obliguese?

Nuk do të thotë, rezoluta e re duhet të përfshijë atë për çka jemi marr vesh.

Po kjo është marrëveshja obliguese?

Çështja është çka nënkuptojnë me atë.

Kur miratohet rezoluta e re Kosova bëhet pjesë e OKB-së?

Kjo varet nga marrëveshja, nëse do ketë ndonjë marrëveshje. Këtë tash askush nuk mund ta thotë sepse jemi larg prej marrëveshjes. Nëse marrëveshja shkon në KS dhe OKN kjo nuk do të thotë se ndryshon formati i bisedimeve.

A mund të përfundoj procesi dhe Kosova mos të bëhet pjesë e OKB-së?

Sa na përket neve mundet. Tash nuk mund të themi asgjë pasi nuk dimë perspektivën e kësaj. Duhet krijohet kuadri ligjor rreth asaj që merremi vesh, Në fund të fundit sikurse për bombardimet që përfunduan me rezolutë 1244 dhe përfshihet plani Ahtisari.

A është platforma pengesë për vazhdimin e dialogut?

Jemi në situatë kur ata çdo ditë ndryshojnë realiteti politik dhe pozicionin. Për këtë ju ka nevojitur taksa dhe tash platforma, formimi i ushtrisë vetëm që mos të formohet asociacioni I komunave. Serbia bëri mirë që nuk mori masa, është e qartë se duhet hiqen taksat dhe të vazhdohet dialogu , por platforma na ka vënë në pozitë se ata nuk duan kompromis. Duan dialog që do ishte monolog dhe ultimatum dhe ne duhet pranojmë gjithçka që kanë thënë ata.

Platforma nuk do ishte pengesë nëse hiqen taksat?

Platforma nuk na intereson. Ata atë e kanë bërë për vete si qëllim, që nuk ka lidhje me dialogun. Nuk mundesh midis bisedimeve me u kujtua për platformë.

A ka vija të kuqe Serbia?

Kemi dy pozicione kundërshtuese, njëra që Kosova të ketë autonomi në kuadër të Serbisë dhe tjetra që Kosova të jetë shtet i pavarur në kufijtë që ata vetës ia kanë caktuar si ndërkombëtare, që janë kufij mes krahinës dhe Serbisë. Të dy pozicionet janë papranueshme, dhe vështirë ka kompromis nga këto pozita. Për këtë amerikanët kanë lëviz nga pozicioni? Kanë kuptuar se Serbia nuk do të pranoj Kosovën e pavarur pa ndonjë kompromis. Ata kur nuk kanë thënë kjo është zgjidhja më e mirë.

Si komentoni kritikat që Asociacioni duhet të jetë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës?

Prishtina ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese duke kontestuar marrëveshjen e Brukselit për asociacionin. Nuk kemi biseduar që marrëveshjet të harmonizohen me ligje, port ë rregullohen gjërat me marrëveshje ndërsjellë. Duhet shkruhet statusi I saj dhe të konkretizohet me përgjegjësit dhe obligimet, Ata nuk duan autonomi të serbëve , nuk duan republikë Srpska.

Ata e kuptojnë si Republikë Srpska, disa si përgjegjësi komunale?

Në të vërtetë nuk ka mes, sigurisht ai nuk ka kompetencat e Republika Srpska, por bazë e organizimit serb në Kosovë. Këtu është fjala e vendosjes së një lloj pushteti në Kosovë, nuk ka shembuj si duhet të duket. Si ndërtim i pushtetit të ri, si një qeveri serbe, që ata e kuptojnë si shpërbërje të Kosovës. Ka një situatë të jashtëzakonshme, gjë mund të mos aplikohet asnjëherë. Pse të flasim për Asociacion të komunave në veri të Mitrovicës, ndoshta mundet që Mitrovica të jetë pjesë e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat