Reagon edhe këshilltari i Kadri Veselit për punësimet partiake, kolegjet private i quan supermarkete të dijes! - Bota Sot
Reagon edhe këshilltari i Kadri Veselit për punësimet partiake, kolegjet private i quan supermarkete të dijes!

Lajme

Reagon edhe këshilltari i Kadri Veselit për punësimet partiake, kolegjet private i quan supermarkete të dijes!

Nga: NSh Më: 18 mars 2019 Në ora: 13:06
Blerim Latifi

Blerim Latifi, këshilltari i kryeparlamentarit, Kadri Veseli ka reaguar për punësimet me të njohshëm.

Sipas tij, fenomeni i tillë i punësimit është duke e shkatërruar idenë shkollimit në Kosovë.

“Fenomeni i punësimit “me të njofshëm” në punët e shtetit është duke e shkatërruar idenë shkollimit në Kosovë! Pse të duhen vite të tëra studimi për formim profesional, në kushtet kur lidhjet farefisnore me njerëzit e fuqishëm ta mundësojnë vendin e punës dhe karrierën?! Mjafton t’i kesh këto lidhje dhe të blesh një diplomë koti në ndonjërin nga supermarketet e dijes, që quhen kolegje private. Pa fitu ligjet e shkruara të shtetit mbi ligjet e pashkruara të fisit, kurrë nuk do të bëhemi shtet serioz”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...