Lutja e Aleksandër Vuçiqit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Policinë

Lajme

Lutja e Aleksandër Vuçiqit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Policinë

Nga: F.B. Më: 18 mars 2019 Në ora: 15:01
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar sot se “Serbia në Nish me 24 mars shënon 20 vjetorin e agresionit të NATO-së, por ka sugjeruar që parade ushtarake që ishte planifikuar të mbahet me 9 maj në Ditën e Fitores”, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota sot”.

“Kam lutur Ministrinë e Mbrojtjes dhe Policisë që parade në të cilën do të prezantojmë gjithçka që kemi të mos jetë me 24 mars, por me 9 maj në Ditën e Fitores ndaj fashizmit dhe aty të tregojmë çka kemi dhe sa është ushtria e Serbisë e fortë dhe e forcuar me mjetet e veta”, ka thënë Vuçiq në konferencën “20 vite nga bombardimi i Jugosllavisë 0 mësimet për sigurinë në shekullin 21”, që po mbahet në Beograd.

Sipas tij, me 24 mars duhet të kujtojmë të gjithë ata që pësuan dhe ranë, pop o ashtu duhet të shikojmë në ardhmëri në të cilën “nuk do të ketë vend për hakmarrjen tonë ndaj askujt, por të ruajmë dhe ndërtojmë paqen dhe të falënderojmë atyre që na ndihmuan dhe që sot kuptojnë pozicionin e Serbisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat