Reçica konfirmon mbështetjen e Bankës Botërore për një varg veprimesh të MPMS-së

Lajme

Reçica konfirmon mbështetjen e Bankës Botërore për një varg veprimesh të MPMS-së

Më: 18 mars 2019 Në ora: 16:29
Skender Reçica dhe Cem Mete

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, është takuar sot me menaxherin e Programit për Mirëqenie dhe Mbrojtje Sociale nga Zyra e Bankës Botërore në Kosovë, z.Cem Mete.

Ai përmes një postimi në rrjete sociale tregon se mori konfirminin për mbështetje për një varg veprimesh të MPMS-së, rreth Skemës së Ndihmës Sociale, nga ana e z.Cem Mete menaxher në Programimin për Mirëqenie dhe Mbrojtje Sociale nga Zyra e Bankës Botërore në Kosovë, përcjellë “Bota Sot”.

Postimi i tij në Facebook:

Takova sot menaxherin e Programit për Mirëqenie dhe Mbrojtje Sociale nga Zyra e Bankës Botërore në Kosovë, z.Cem Mete, nga i cili mora konfirmimin për mbështetje për një varg veprimesh të MPMS-së, rreth Skemës së Ndihmës Sociale (SNS).

Z.Mete ofroi mbështetjen e Bankës Botërore për bashkëpunim sa i përket rishikimit të kritereve për përfitimin të SNS-së, realizimit të testit të varfërisë, krijimit të regjistrit social dhe projekteve tjera në fushën e asistencës sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat