Petriç: Rambuje ishte rasti i fundit që Kosova të mbetet pjesë e Jugosllavisë

Lajme

Petriç: Rambuje ishte rasti i fundit që Kosova të mbetet pjesë e Jugosllavisë

Nga: F.B Më: 18 mars 2019 Në ora: 16:34
Volfgang Petriç

Rambuje ishte rasti i fundit që Kosova të mbetet pjesë e Jugosllavisë, ka thënë diplomati austriak Volfgang Petriç, që ishte pjese e bisedimeve në Rambuje, shkruan “Danas “ transmeton “Bota Sot”.

“Ishte e qartë se bashkësia ndërkombëtare do të marr përgjegjësinë e ruajtjes së Kosovës brenda Jugosllavisë “ ka thënë Petriç në konferencën e sotme "“20 vite nga bombardimi I Jugosllavisë – mësimet për sigurinë evropiane në shekullin 21”.

Ai ka shtuar se nuk di sa është e suksesshme kjo zgjidhje në afat të gjatë, por nënvizoi se lufta në Kosovë kurrë nuk guxon që të përsëritet. Ai po ashtu ka theksuar se tash duhet të shikohet e ardhmja dhe Serbia duhet të jetë vendi që më së shumti është e orientuar kah Evropa, sepse nuk jetojnë të gjithë serbët në një shtet që është një nga rezultatet e luftës.

“Për këtë të gjithë serbët do të bashkohen në BE nëse Serbia bëhet pjesë e BE-së” tha  Petriç.

Duke sqaruar si erdhi tek nënshkrimi I marrëveshjes në Rambuje, Petriç tha se profesor Ratko Markoviq që ishte pjesë e bisedimeve me letrën e 23 shkurtit ka lajmëruar se ka përparime në definimin e vetëqeverisjes së Kosovës dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit të Serbisë dhe Jugosllavisë. Sipas tijSRJ dhe Republika e Serbisë ishin të gatshme të vazhdojnë punën , por çfarë ndodhi mundemi veç të spekulojmë.

Por ai tregon "nuk kishte mundësi të bisedave direkt sepse delegacioni i Beogradit nuk donte të fliste me terroristë, ndërsa më pas kur ndryshoi qëndrimin Prishtina nuk dëshironte dhe refuzoi bisedimet ".

“Në fund u morr vendimi politik që mos të nënshkruhet marrëveshje. Vendimin e pat marr kryetari i atëhershëm i SRJ Slobodan Milosheviç.  Ai vendosi se pas disa ditë bombardimi, do të mbijetoj. Kjo ishte pragmatike, por vendim jo real” vlerësoi Petriç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat