Gjuriq: Qëllimi përfundimtar i bombardimeve ishte që mos të ketë serbë në Kosovë

Lajme

Gjuriq: Qëllimi përfundimtar i bombardimeve ishte që mos të ketë serbë në Kosovë

Nga: F.B Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:51
Gjuriq

“Qëllimi përfundimtar i bombardimeve të NATO-së ishte që most ë ketë serbë në Kosovë, ai nuk ua rrit dhe nuk të arrihet “ ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë, shkruan “Novosti”transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij rrëmbimi i territorit të Kosovës dhe aneksimi në ndonjë nga vendet fqinje ishte motive kryesor i agresionit të NATO-së në Jugosllavi në vitin 1999.

''Dikush ka dashur që të rrëmbej 10 mijë e 877 kilometra katror me qëllimin përfundimtar aneksimin në një nga vendet fqinje. Jemi dëshmitar se me muaj flitet se do fshihen kufijtë mes Kosovës edhe Shqipërisë dhe askush nga bashkësia perëndimore nuk reagon', tha Gjuriq në konferencën e sotme në Beograd " 20 vite nga bombardimi I Jugosllavisë – mësimet për sigurinë evropiane në shekullin 21”.

Motivi tjetër sipas tij ishte zvogëlimi i kapacitetit të popullit serb në Ballkan. “Nuk ka dyshim se agresioni ndaj një vendi Sovran dhe të pavarur nuk është nxitur nga Serbia jashtë territorit të saj që do shfrytëzohej si shkas” tha Gjuriq.

Me mekanizmat e OKB është e përcaktuar kur mund të bëhet ndërhyrje ndaj një vendi, prandaj motive i ndërhyrjes ndaj SRJ “ nuk i kanë rezistuar kohës''.

''Nëse nisemi nga Reçaku, ekspertët kanë theksuar se nuk ka pasur krime, as atje as në vendet tjera'', tha Gjuriq duke shtuat se forcat policore edhe ushtarake kanë thyer veprimet e organizatës terroriste si ishte cilësuar edhe nga Departamenti i shtetit.

''pas sulmeve nuk ka pasur shumë aksione, ato ishin vetëm simuluese dhe të orientuar kundër popullatës civile'', tha ai duke nënvizuar se aso kohe janë ndjekur të gjithë qytetarët jo shqiptarë përfshirë edhe shqiptarët lojal

Nëse shkak ishte evitimi i katastrofës humanitare pse sot në Prishtinë nuk jetojnë 50 mijë serbë, 20 mijë në Pejë apo 12 mijë në Prizren duke theksuar pas bombardimeve rreth 247 serbë janë zhvendosur nga Kosova.

Serbia ka nxjerr mësime nga viti 1999 përkundër presioneve dhe vazhdon të jetë e vendosur të mbroj serbët me politikë të pavarur edhe sovrane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat