Rexhaj komenton një deklaratë të Nitaj: Kafen e mëngjesit e pinë me Sejdiun, drekën e hanë me Ivanoviqin, darken me Thaçin - Bota Sot
Rexhaj komenton një deklaratë të Nitaj: Kafen e mëngjesit e pinë me Sejdiun, drekën e hanë me Ivanoviqin, darken me Thaçin

Lajme

Rexhaj komenton një deklaratë të Nitaj: Kafen e mëngjesit e pinë me Sejdiun, drekën e hanë me Ivanoviqin, darken me Thaçin

Nga: N.Sh Më: 19 mars 2019 Në ora: 10:48
Muharrem Nitaj dhe Sali Rexhaj

Veprimtari Sali Rexhaj thotë se, Muharrem Nitaj, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, parti kjo e cila qeverisë Kosovës me kryeministër Ramush Haradinaj, në vitin 2010 kishte konkurruar për drejtor të RTK-së, por nuk i morri votat edhe pse kishte përkrahje prej disa personaliteteve aty.

Rexhaj, tregon edhe për një deklaratë të Nitajt para bordit.

“Pi kafe në mëngjes me Fatmir Sejdiun, dreken e hanë me Oliver Ivanoviqin, kurse darken me Hashim Thaçin”, shkruan Rexhaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas veprimtarit Rexhaj, pas kësaj deklarate të Nitajt, kishte reaguar poeti Ali Podrimja.

Ja postimi i plotë:

Muharrem Nitaj,

ne vitin 2010 kishte konkurruar per drejtor te RTK-es, mes tjerash para bordit deklaroj se pi kafe ne mengjes me Fatmir Sejdiun, dreken e han me Oliver Ivanoviqin kurse darken me Hashim Thaqin...

Naten e kalon ne diskoteke me Ramushin.

Poeti Ali Podrimje i cili ishte anetar i bordit u ngrit nga vendi duke fole me ze te larte:

-Asnje nga keta nuk me fton mua, po as une nuk do te shkoja ne kafe, takime, dreka e darka me ta.

Dy here Muharremi nuk i mori votat, as me 2010 as me 2013 edhe pse e kishte perkrahjen e Paqariz Leshkuqit te Dragobilit.

Muharremi thuhet se librezen e LKJ-es ende e mbane ne xhep.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...