Opozita dhe analistët kritikojnë ashpër Vuçiqin

Lajme

Opozita dhe analistët kritikojnë ashpër Vuçiqin

Nga: F.B. Më: 19 mars 2019 Në ora: 13:39
Aleksandar Vuçiq, Nebojsha Stefanoviç

Gjatë protestës së zhvilluar dy ditë më parë, kur u bllokua në presidencë, presidenti Aleksandar Vuçiq publiko foto ku luante shah me ministrin e policisë Nebojsha Stefanoviç, kjo ka ngjallur komente tek analistët dhe opozita, shkruan “Danas”, transmeton “Bota sot”.

Sanda Rashkoviç Iviç, nënkryetare e Partisë Popullore të Jeremiçit:

Ajo foto e lojës shah, ka pasur për qëllim që të tregoj se Vuçiq është i ftohtë si kastravec dhe injoron pakënaqësinë e qytetarëve të cilëve iu është president. Vuçiq po shpalos inatin, kjo është jo sjellje shtetari, pafytyrësi dhe fëmijërore.

Vladimir Gjukanoviç, deputet i Partisë Përparimtare:

Kjo është mënyra e relaksimit të tij të pa u shqetësuar ndërmjet dy takimeve. Ata që jashtë protestonin nuk ishin aspak më interesant sa të ndërprehet loja e shahut.

Tatjana Macura, deputete e Partisë Moderne Serbe:

Porosia që ka dashur të dërgoj ishte mos shqetësimi dhe mos frika. Vetë foto flet më shumë se që ka dashur fotografi të tregoj. Atë e dëshmon edhe gjendja në vetë tabelën e shahut, ku njerëzit kyç luajnë shah ndërsa jashtë “vlon” nga njerëzit që kërkojnë largimin e tyre dhe liri të mediave, por edhe ngutia për të bërë diçka në ato orë të gjata të zgjatjes së protestës.

Bojan Pajtiç, ish-kryetar i DS:

Vuçiq po ndjen se për shkak të zemërimit të popullit, shumë shpejtë i vjen pensioni politik, prandaj po ushtron shah. Dorën në zemër nuk do të luaj shah nën hije të dorinjve në Kalemegdan, por nën hije të “gondolës”, pasi vetë është përgjegjës dhe fajtor për gjendjen dhe shkatërrimin e çdo gjëje me vlerë të këtij vendi.

Miroslav Paroviç, lider Lëvizjes Popullore liridashëse:

Edhe pushteti edhe protestuesit kanë dërguar porosi votuesve të vetë. Pushteti se çdo gjë është në rregull, protestuesit se së shpejti do fitojnë. Unë kam qëndrim se numri më i madh i qytetarëve edhe nga pushteti edhe nga ne mbetja e opozitës pret që së bashku të ulemi në tavolinën edhe të përcaktohet pika e koncenzusit nacional. Por kjo nuk po kuptohet, mendoj se përgjigja  e popullit do të jetë befasuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat