Konjufca: 5 muaj të falura nga Qeveria për vonesat e Bechtel Enka-s, gati 7 milionë euro

Lajme

Konjufca: 5 muaj të falura nga Qeveria për vonesat e Bechtel Enka-s, gati 7 milionë euro

Nga: A.SH Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:07
Glauk Konjufca

Shefi grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca përmes një postimi në facebook, ka shkruar se, ne për çdo orë vonesë kemi paguar gati nga 2000 euro. 53 milionë euro total për 8 muaj nga xhepi jonë, përcjellë “Bota Sot”.

Ai më tutje shkuran se, kur është puna me dhënë para pa bazë, Qeveria jonë është e para.

Postimi i tij në Facebook:

5 muaj të falura nga Qeveria për vonesat e Bechtel Enka-s. Me përkthy në para - gati 7 milionë euro. Kurse ne për çdo orë vonesë kemi paguar gati nga 2000 euro. 53 milionë euro total për 8 muaj nga xhepi jonë. Kur është puna me dhënë para pa bazë, Qeveria jonë është e para. Njëjtë është po e para edhe kur është çështja te falja e parave që na takojnë. Standarde të dyfishta. Dëmtim i hapur i interesit publik. Dhe bazë e qartë e hetimit për korrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat