A po e kundërshton Rusia shkëmbimin e territoreve. Çfarë thotë ambasadori Chizov?

Lajme

A po e kundërshton Rusia shkëmbimin e territoreve. Çfarë thotë ambasadori Chizov?

Më: 19 mars 2019 Në ora: 17:15
Vladimir Chizov

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizov, ka thënë se ideja për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të krijonte precedentë edhe për vendet tjera në rajon, për ndryshime të kufijve.

Qëndrime të tilla kanë pasur edhe shumë ish-diplomatë të huaj të cilët kanë shërbyer në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e të cilët e kanë kundërshtuar idenë e korrigjimi të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Chizov kundërshtimin e tij mbi idenë e korrigjimit të kufijve e ka arsyetuar me atë se mund të krijohet edhe “Shqipëria e Madhe”.

“Kam parë disa harta të Shqipërisë së Madhe, ku përshihet edhe një pjesë e madhe e Greqisë”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën greke “Ekathimerini.

Për të çështja e shumë diskutuar ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për emrin do të duhej të zgjidhej shumë kohë më parë.

“Sigurisht që çështja e emrit – qesharake siç mund të duket në pjesën tjetër të botës – duhet të ishte zgjidhur shumë kohë më parë. Këtë u kam thënë miqve të mi grekë dhe maqedonas, saqë sa më shumë që e shtyjnë, pozicionet e të dyja palëve do të betonohen. Pra, sot dëgjova [udhëheqësi konservator i opozitës, Demokracinë e Re, Kyriakos Mitsotakis duke thënë se 70 për qind e popullatës greke mendojnë se është një marrëveshje e keqe. Një përqindje e ngjashme në Maqedoninë Veriore është kundër saj. A është kjo një mënyrë demokratike për të zgjidhur një problem? Kushtetuta e Maqedonisë është shkelur hapur, referendumi u shpall i pavlefshëm, presidenti nuk e nënshkroi atë, dhe tani kolegët e mi në BE thonë se kjo duhet të shërbejë si një model për zgjidhjen e çështjeve të tjera”, ka thënë ai.

Teksa ka krahasuar rastin Kosovë-Serbi më Maqedoninë dhe Greqinë, për diplomatin rus, çështja e parë është shumë më e ndërlikuar.

Sipas tij ideja e korrigjimit të kufijve mund të funksionojë, por kjo mund të krijojë një precedent dhe probleme në Maqëdoninë Veriore, ku jeton një pjesë e madhe  e popullsisë shqiptare.

Chizov ka thënë se ka parë edhe disa harta të “Shqipërisë së Madhe”, në të cilën është përfshirë edhe një pjesë e Greqisë.

“E para që më vjen në mendje është Kosova. Kosova, megjithatë, është një çështje shumë e ndërlikuar. Nëse ata pajtohen mirë, propozimi i shkëmbimit të tokës mund të funksionojë. Por kjo mund të krijojë një precedent, i cili mund të krijojë probleme edhe në Maqedoninë Veriore, ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është Shqiptare”, ka shtuar ai.

Ndër të tjera Chizov ka folur edhe për disa harta në të cilat pretendon se në ‘Shqipërinë e Madhe’ përfshihen edhe disa pjesë të Greqisë.

“Kam parë disa harta të Shqipërisë më të madhe, ku përfshihet një pjesë e madhe e Greqisë”, ka thënë ai.

Kaq i qartë për idenë e korrigjimit të kufijve nuk ishte as presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili gjatë vizitës së tij të fundit në Serbi, nuk dha asnjë koment lidhur me këtë ide, për të cilën Vuçiq kishte punuar aq shumë.

Kjo madje u cilësua si mos interesim i Rusisë së Putinit për të zgjidhur problemet në Ballkan, pasi në këtë formë do të dëshironte të mbante ndikimin e vazhdueshëm në këtë rajon.

Madje mediat serbe shkruanin se në rast se Vuçiq do të vepronte pa u konsultuar me Rusinë për të zgjidhur problemin me Kosovën, Putin do të angazhohej personalisht për ta paraqitur atë si tradhtar para qytetarëve serb dhe do t’ia shkatërronte edhe karrierën politike.

Sipas atyre që shkruheshin, Vuçiqit i është mërzitur miqësia shumë e madhe me Putinin, pasi që tashmë ai nuk po mundet të veprojë i pavarur, i gjendur brenda kthetrave politike të Putinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat