E shtyn shoqen nga ura 18 metra e lartë - Bota Sot
E shtyn shoqen nga ura 18 metra e lartë

Lajme

E shtyn shoqen nga ura 18 metra e lartë

Më: 19 mars 2019 Në ora: 19:14
Pamje nga video

Një adoleshente, e cila shtyu miken e tij nga një urë e lartë 18 metra në Uashington vitin e kaluar, duke e lënë me pesë brinjë të thyer dhe mushkëri të dëmtuara, ka pranuar fajin.

Tayl’Lor Smith, 19-vjeç, u deklarua fajtore për rrezikshmëri të pakujdesshme të hënën në Gjykatën e Qarkut Clark County, raporton The Columbian.

Akuza bart një dënim maksimal prej një vit burg ose gjobë prej 5.000 dollarë, por prokurorët nuk rekomandojnë burgim për Smithin kur të merret vendimi më datën 27 mars.

Nëse gjyqtari pajtohet, Smith do të urdhërohet të mbyllet në shtëpi me monitorimin e kamerave së bashku me një pjesë të shërbimit të komunitetit.

Videoja e mobilit kapi momentin kur 16-vjeçarja Jordan Holgerson u shty nga ura në Parkun Rajonal të Moulton Falls, më 7 gusht. Pamjet u postuan në rrjetin You Tube dhe brenda një kohe të shkurtër ato u bënë virale.

Nëna e Holgerson, Genelle, tha dje se vajza e saj është duke bërë terapi fizike për shkak të lëndimit në shpatull dhe tani vuan nga ankthi. Nëna tha se ajo dhe fëmija i saj duan vetëm që ky kapitull i jetës së tyre të marrë fund.

Pas incidentit, Holgerson u kishte thënë gazetarëve nga spitali, se ajo "mund të kishte vdekur me lehtësi". Në një intervistë të mëhershme për emisionin "Good Morning America" të televizionit ABC, Smith kishte deklaruar se nuk i kishte marrë parasysh pasojat e shtytjes paraprakisht.

"Ajo donte të kërcejë dhe ishte e frikësuar, dhe më kërkoi t’i jepja një shtytje dhe unë nuk mendova për pasojat. Mendova se ajo do të ishte mirë", pati deklaruar Smith.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...