Pse deshi të merret pjesë në takimin e Prishtinës, shkarkohet përfaqësuesja e ministrisë për të rinjtë të Serbisë Milica Shklijeviç

Lajme

Pse deshi të merret pjesë në takimin e Prishtinës, shkarkohet përfaqësuesja e ministrisë për të rinjtë të Serbisë Milica Shklijeviç

Nga: F.B Më: 20 mars 2019 Në ora: 13:49
Milica Shklijeviç

Nikoqiri i këtij takimi zyra për të rinjtë i kësaj organizate ka vendosur që takimin ta mbaj në Prishtinë në ndërtesën e Qeverisë, ndërsa nga ministria e Sportit të Serbisë thuhet se kjo bie ndesh me rregulloren dhe statusin neutral të organizatës.

Për këtë shkak Milica Shklijeviç është shkarkuar nga detyra që kishte kryer dy vite e disa muaj.

Në ministri për sport edhe rini të Serbisë kanë thënë se ajo nuk ka dëgjuar rekomandimet për pjesëmarrje në atë takim, ndërsa Shklijeviç ka thënë se ajo ka përfaqësuar interesat e të rinjve.

Në ministri kanë shtuar se ajo kishte njoftuar pjesëmarrjen në takim ku kishte simbole shtetërore, ndonëse ishte paralajmëruar që mos të merrte pjesë.

“Takimi duhet të mbahej me 13 dhe 14 mars dhe pala jonë ka kërkuar materialet për takim në bazë të marrëveshjes për përfaqësimin regjional dhe bashkëpunim. Nikoqiri kishte vendos takimin ta mbaj në ndërtesën e qeverisë ku kishte simbole shtetërore, që janë në kundërshtim me qëndrimet edhe rregulloren e statusit “ kanë thënë në ministri, duke shtuar se instruksione për mos pjesëmarrje të delegacioneve të Serbisë ka edhe në organizatat tjera, ku vendosen simbole shtetërore të Prishtinës në bazë të vendimit të 18 janarit 2019.

Milica Shkiljeviç ka theksuar se ideja e Zyrës Regjionale për Bashkëpunim të Rinjve dhe avancimin e raporteve rinore është menduar që anëtarët të veprojnë të pavarur nga politikat shtetërore prej vendeve nga vijnë.

Ajo ka thënë se nuk di arsyen e vërtetë pse është zëvendësuar dhe shkarkuar. “ Të them sinqerisht nuk di, ka disa indikacione dhe spekulime se shkak është takimi që duhej mbahej në Prishtinë dhe për shkak të situatës aktuale. Derisa nuk kam arsyetimin zyrtar nuk di pse , edhe pse jam aty 2 vite e 3 muaj. Nëse kam rrezikuar atë pozicion me ndonjë gjë, kërkoj të di arsyen” tha ajo duke njoftuar se ka kërkuar arsyetim zyrtar për këtë veprim të ministrisë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë Kujtim Shala ka deklaruar se janë të informuar se anëtarja e “RECY” nga Serbia është ndërruar vetëm pse kishte dashur të merret pjesë në takimin në Prishtinë.

Shala ka ftuar BE që të ndikoj në Serbinë që mos “ të pengoj punën e organizatës, që aktualisht kryesohet nga Kosova dhe mos të shfrytëzoj qasjen politike që të pamundësoj punën e organizatës”. Nga “ RYCO” porosisin se ndjejnë keqardhje për vendimin e Serbisë që mos të marr pjesë në takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat