Ambasadori rus në BE: Caktimi i kufijve të Kosovës, rrugë për Shqipërinë e Madhe

Lajme

Ambasadori rus në BE: Caktimi i kufijve të Kosovës, rrugë për Shqipërinë e Madhe

Nga: F.B Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:05
Vladimir Çizov

“Propozimi për caktimin e kufijve të Kosovës mund të kishte sukses, por kjo mund të krijoj presedan për vendet tjera në regjion, në të cilat një pjesë me rëndësi të popullatës e përbëjnë shqiptarët”, ka thënë ambasadori rus në BE Vladimir Çizov, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

Në një intervistë për gazetën greke “Katemerini” ka thënë se marrëveshja e Prespës mes Athinës dhe Shkupit ka shkel Kushtetutën e Maqedonisë, referendum është shpall i pavlefshëm, presidenti nuk e ka nënshkruar, ndërsa BE konstaton se ajo duhet të jetë shembull për probleme të ngjashme.

"E para që ju bie ndërmend është Kosova. Kosova në ndërkohë është çështje shumë e komplikuar. Nëse arrijnë të merren vesh, propozimi për caktimin e kufijve do kishte sukses. Por kjo mund të krijoj presedan dhe të sillte problem në Maqedoninë Veriore, ku një numë rëndësisshëm i banorëve është shqiptarë”, ka thënë Çizov.

Ai ka thënë se ka parë disa harta të Shqipërisë së Madhe ku shihen edhe pjesë të mëdha të Greqisë.

Në pyetjen nëse raportet me Rusinë burim i fërkimit mes vendeve të BE-së, ai ka thanë e në vitin 2004 është tërhequr vërejtja nga Rusia zgjerimit të BE-së dhe problemeve të mundshme.

„Ato vende I kemi njohur më mirë se që I ka njohur BE. E kemi ditur s enë disa nga ato vende ideja e bashkëngjitjes BE-së dhe NATO-së në masën më të madhe bëhej me qëllim që të largohen ato nga Rusia”, tha ai duke shtuar se nuk mund të zgjidhen prindërit as fqinjët.

Lidhur me përzierjen ruse në zgjedhjet amerikane të 2016, Çizov tha se është “vështirë të komentohen gjërat që nuk ekzistojnë”, Rusia kurrë nuk intervenon në punë të brendshme të vendeve tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat