Veseli: Dënimi i Karaxhiqit satisfaksion moral për qindra mijëra viktima të pafajshme

Lajme

Veseli: Dënimi i Karaxhiqit satisfaksion moral për qindra mijëra viktima të pafajshme

Më: 20 mars 2019 Në ora: 17:48
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i PDK-së, përmes një postimi në Facebook, ka shkuar se, dënimin për Karaxhiqin njëkohësisht është konfirmim i faktit se Serbia ishte agresori i luftërave që përgjakën ish Jugosllavinë, përcjellë "Bota Sot".

Ai thekson se, në Beograd ende jetojnë të lirë shumë Karaxhiqë të tjerë, të cilët urdhëruan masakrat në Kosovë. Ata duhet të përgjigjen para drejtësisë. Kosova nuk harron dhe kurrë nuk do të heqim dorë nga kërkimi i drejtësisë.

Postimi i plotë:

Aktgjykimi përfundimtar i Tribunalit të Hagës që dënon me burg të përjetshëm Radovan Karaxhiqin për gjenocidin e kryer në Bosnjë e Hercegovinë është satisfaksion moral për qindra mijëra viktima të pafajshme. Njëkohësisht është konfirmim i faktit se Serbia ishte agresori i luftërave që përgjakën ish Jugosllavinë. Por, ky aktgjykim nuk duhet të kuptohet si mbyllje e kapitullit të drejtësisë për këto luftëra. Në Beograd ende jetojnë të lirë shumë Karaxhiqë të tjerë, të cilët urdhëruan masakrat në Kosovë. Ata duhet të përgjigjen para drejtësisë. Kosova nuk harron dhe kurrë nuk do të heqim dorë nga kërkimi i drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat