Rade Grbiç thotë se pushteti i Kosovës po tenton asimilimin e serbëve në Kosovë

Lajme

Rade Grbiç thotë se pushteti i Kosovës po tenton asimilimin e serbëve në Kosovë

Nga: F. B. Më: 20 mars 2019 Në ora: 19:48
Rade Grbiç

Rektori i Universitetit të Prishtinës Rade Grbiç ka tërhequr vërejtjen se “pushteti i Kosovës po paralajmëron ndryshimin e statusit të këtij institucioni të lartë që përkohësisht është vendosur në Mitrovicë”, duke vlerësuar kjo përbënë “tentimin asimilimin e serbëve në krahinë dhe ngufatjen e drejtave të njeriut”, shkruan “Politika”, transmeton “Bota sot”.

“Universiteti ynë duke iu falënderuar mbështetjes së fuqishme të presidentti të Serbisë Aleksandar Vuçiq, Qeverisë, ministrit të arsimit Mladen Sharçeviçdje Zyrës për Kosovë do të mbetet shtyllë e ekzistimit të serbëve në Kosovë” thuhet në kumtesën e Universitetit të Prishtinës.

Nga ky Universitet shtojnë se ai mbetet institucion në të cilin në gjuhën serbe dhe në sistemin arsimor të Republikës së Serbisë do të shkollohen gjenerata e gjenerata të studentëve.

Rektori nënvizon se UP me dekada ishte mbështetje e popullit serb dhe shtetit serb në hapësirën e krahinës.

UP me 10 fakultete dhe 107 programe të akredituara studimi ka mbi 8 mijë student dhe 1 mijë e 180 të punësuar dhe është anëtar I Konfederatës së Universiteteve të Serbisë dhe Aosciacionit të Universiteteve Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat