Acarohet dhe kërcënon Gjuriq: Larg duart nga Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë

Lajme

Acarohet dhe kërcënon Gjuriq: Larg duart nga Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë

Nga: F.B Më: 21 mars 2019 Në ora: 10:15
Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë

Me rastin e paralajmërimit të Prishtinës për ndryshimin e statusit të Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicë , që ka 8 mijë studnetë është prononcuar (i ashtuquajturi) drejtori i zyrës për Kosovën Marko Gjuriq duke thënë se “ Serbia asnjëherë nuk do heq dorë nga e drejta e shkollimit në gjuhën e vetë” , ndërsa rektori prof. dr Rade Grbiç përkujtoi funksionimin e më shumë se gjysmë shekulli të këtij institucioni, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”

UP me seli të përkohshme në Mitrovicë ishte dhe do mbetet në sistemin arsimor serb andaj institucioneve të pushtetit të përkohshme të Prishtinës i porosisim: “larg duart nga Universiteti ynë, sepse ai nuk rrëmbehet, por aty merret dije” ka thënë ai.

Këtë e tha Gjuriq në paralajmërimin se Prishtina do vendos administratën e saj: „ UP është pjesë e asociacionit të Universiteteve Evropiane me rreth 8 mijë studentë, ishte dhe mbetet shtyllë e mbijetesës së serbëve në Kosovë. Prandaj secili sulm në statusin e saj të tashëm është sulm në të drejtat elementare të popullit serb dhe akt i agresionit me qëllim të rëndimit të ekzitencës së popullit tonë në Kosovë.”

Ai përkujtoi se UP në një kohë ishte degë e Universitetit të Beogradit dhe sot është shkolla e vetme e lartë në gjuhë n serbe në krahinën autonome të Kosovës. Studentët dhe profesorët me përkushtim edhe dashuri ruajnë vendin dhe luftojnë për te thuhet në kumtesë.

„Serbët e Kosovës kurrë nuk e dorëzojnë Universitetin dhe nuk heqin dorë nga e drejta e shkollimit në gjuhën e vetë dhe në kuadër të sistemit arsimor të Serbisë”, thuhet në kumtesë të Gjuriqit.

Me rastin e draft-ligjit për arsim të lartë të propozuar në nëntor në këshillim e Kuvendit për arsim në Prishtinë, për të cilin nevojiteshin edhe 4 vota nga deputetët serbë është prononcuar prof. dr Rade Grbiç, rektori i UP se ky institucion është një nga institucionet më të rëndësishme të Serbisë në Kosovë.

„Mbi gjysmë shekulli traditë kemi ruajtur rolin edukativ arsimor në kuadër të sistemin arsimor të Serbisë. Ishim dhe mbetem mbështetje e popullit dhe shtetit tonë. Me 10 fakultetet dhe 107 programe të akredituara, kemi 8 mijë studentë dhe 1.180 punonjës, jemi pjesë e Konfederatës së Universiteteve të Serbisë dhe asociacionit evropian”, ka thënë prof. Grbiç.

Përpjekja për ndryshimin e statusit sipas tij është përpjekje për asimilimin e serbëve në Kosovë dhe ngufatje e drejtave të njeriut”.

„fal mbështetje së presidentit Vuçiq, qeverisë dhe ministrisë së arsimit dhe zyrës për Kosovë, Universiteti do mbetet shtyllë e ekzistencës së serbëve në Kosovë, ku do mësohet në gjuhën serbe dhe sistemin arsimor të Serbisë”, ka thënë prof. dr Rade Grbiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat