Sindikata e Punëtorëve të RTK-së rifillon me protesta dhe greva

Lajme

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së rifillon me protesta dhe greva

Më: 21 mars 2019 Në ora: 15:30
Foto

Ata thonë se janë të zhgënjyer nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët tash e 4 vjet qëllimisht po e zvarrisin miratimin e ligjit të ri të RTK-së.

 Reagimi i plotë:

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së është e zhgënjyer nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët tash e 4 vjet qëllimisht po e zvarrisin miratimin e ligjit të ri të RTK-së. SPERTK dyshon se kjo zvarritje po bëhet për pazare politike.

Të nderuar kolegë të RTK-së, ju njoftojmë se SPERTK do të rifillojë me protesta dhe greva derisa Kuvendi ta miratojë ligjin e ri të RTK-së dhe të krijohen kushte të mira të punës, të cilat do të mund të zgjidheshin me miratimin e këtij ligji, duke filluar nga çështja e financimit të përhershëm dhe të pavarur të RTK-së, prona dhe digjitalizimi.

Ua bëjmë me dije deputetëve të Kuvendit se objektet ku gjendet Transmetuesi Publik janë ndërtesa të vjetruara dhe të ndërtuara para shumë vitesh, dhe si të tilla përbëjnë rrezik për jetën e kolegëve tanë, të cilat mund të shemben nga një tërmet i lehtë. SPERTK ua rikujton të gjitha partive politike se rrezikimi i jetës së punëtorëve të RTK-së është i papranueshëm dhe i dënueshëm me ligjet në fuqi, sepse themelues i RTK-së është Kuvendi i Kosovës.

SPERTK dhe kolegët tanë janë të zhgënjyer me Kuvendin, i cili tash e 4 vjet nuk po arrin ta zgjidhë çështjen e RTK-së. Është e pakuptueshme se si deputetët e Kuvendit të Kosovës, nga të gjitha partitë politike, kanë punuar në ligjin e ri të RTK-së, ndërsa në Kuvend i njëjti ligj nuk po kalon. Kjo s`është gjë tjetër veçse tentim për kontroll dhe shkatërrim të qëllimshëm të RTK-së nga ana e Kuvendit. SPERTK nuk do të lejojë shkatërrimin ose kontrollin e RTK-së nga grupe politike e klanore. SPERTK kërkon që përveç ndërtimit të objektit të ri, prona që gjendet te RTK Radio, t’i kalojë ligjërisht në pronësi RTK-së, në mënyrë që Mediumi Publik t’i posedojë pronat e tij dhe jo ta zhvillojë punën në prona të huaja dhe në kushte emergjente.

Të nderuar kolegë të RTK-së, së shpejti do t`ju njoftojmë për ditën se kur do të fillojmë me protesta, e pastaj edhe me greva para Kuvendit të Kosovës, deri në realizimin e të drejtave tona, të cilat na takojnë me ligjet në fuqi që ka Republika e Kosovës. Çdo ditë e humbur me mosmiratimin e ligjit të ri të RTK-së, mund të jetë e kushtueshme për të ardhmen e Transmetuesit Publik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat