Berisha arsyeton punësimin e mikut dhe të motrës së Kadajt në Ministrinë e Mbrojtjes - Bota Sot
Berisha arsyeton punësimin e mikut dhe të motrës së Kadajt në Ministrinë e Mbrojtjes

Lajme

Berisha arsyeton punësimin e mikut dhe të motrës së Kadajt në Ministrinë e Mbrojtjes

Më: 21 mars 2019 Në ora: 20:46
Rrustem Berisha

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, e ka arsyetuar punësimin si rojë personale të vëllait të bashkëshortes së tij, Xhevat Dushullovci.

Derisa ka folur edhe për punësimet e tjera në këtë ministri, që janë edhe familjarë të zyrtarëve të AAK-së, Berisha ka thënë se ky fakt nuk ka ndikuar në punësimin e tyre.

Për punësimin pa konkurs, por me kontratë për shërbime të veçanta në këtë ministri të Ena Kadajt, motrës së deputetes së AAK-së Donika Kadaj-Bujupi, ministri Berisha ka thënë se ajo u angazhua për shkak të njohurive për gjuhë të huaja, e jo se është motra e deputetes.

Ndërkaq, kryetari i AAK-së në Prishtinë, Brahim Mehmetaj, ka thënë se nuk ka ushtruar kurrfarë ndikimi për punësimin e të fejuarës së djalit të tij, Elena Çitaku, në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në kabinetin e ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha, janë të emëruar si staf politik 20 persona.

Kjo, sipas ministrit, është bërë ashtu siç e parasheh Rregullorja e Zyrës së Kryeministrit për përbërjen e kabineteve të ministrave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...