Kundërzbuluesi serb: Një vit më herët e kemi ditur se do bombardohemi, kemi pas planin, skenarin, të gjitha?

Lajme

Kundërzbuluesi serb: Një vit më herët e kemi ditur se do bombardohemi, kemi pas planin, skenarin, të gjitha?

Më: 22 mars 2019 Në ora: 14:17
Miroslav Marjanoviç

Miroslav Marjanoviç, kundërzbuluesi dhe diplomati serb ka zbuluar se ishte dërguar në Paris me detyrë, ku punonte si këshilltar politik i ambasadorit ndonëse mblidhte informacione dhe të njohura të brendshme për qëllimet e “kundërshtarëve”, ka thënë për “TV Prva”, transmeton “Bota sot”.

“Kjo është mënyra që edhe sot praktikohet anekënd botës”, ka thënë Marjanoviq. Ai ka zbuluar se ka angazhuar shtetasin jugosllav por edhe francez Jugoslav Petrushiç, që ishte në pozitë që si pjesëtar aktiv i shërbimit të ofronte informata me rëndësi. Një nga informatat e këtilla të siguruara ishte edhe çështja nëse do kishte luftë, përkatësisht sulm dhe bombardim të Jugosllavisë.

Të njohurat dhe informatat e para erdhën në prill të vitit 1998, një vit më herët se sulmet! “Agresioni në variantin e parë ishte planifikuar të ndodh më 1 shtator 1998. Shërbimi amerikan kundër-zbulues ka ardhur tek informatat që kanë rrjedh nga Aleanca e NATO-së dhe për këtë arsye është shtyrë bombardimi për pranverë të 1999”, shprehet ai. Kundërzbuluesi ynë menjëherë ka njoftuar se “sigurisht do të na bombardojnë”.

Si qytetar ai mendon se është mundur të ndihmohet që bombardimi të mënjanohet, por rreth reagimeve të kreut politik në këtë informatë ai nuk di shumë sepse ishte në Francë ku punonte.

Ai ndjehet keq për këtë, pasi njohuritë dhe informatat që kishte siguruar nuk ndaluan luftën. Ai kujton se kishin siguruar 188 faqe material të shtypur me komplet planin dhe skenarin e aksioni të bombardimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat