Banorët e Karaçevës të rrezikuar nga serbët, i dërgojnë letër të hapur NATO-s dhe BE-së

Lajme

Banorët e Karaçevës të rrezikuar nga serbët, i dërgojnë letër të hapur NATO-s dhe BE-së

Më: 22 mars 2019 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Fshati Karaçevë e komunës së Kamenicës, është në pikën kufitare me Serbinë.

Andaj fshatarët e këtushëm po thonë se çdo ditë janë në rrezik nga lëvizjet e serbëve në këtë pjesë.
Përfaqësuesi i fshatit Karaçevë Selver Lenjani ka thënë për Ballkani.info se për rrezikun e banorëve nga serbët i është drejtuar me një shkresë të gjitha Ambasadave në Kosovë, Zyrës se BE-së dhe asaj të NATO-s në Bruksel.

“Banorët e zonës nuk janë të sigurt në pronat e tyre dhe pasuritë e paluajtshme, ndërsa siguria e tyre çdo ditë është e cenueshme. Lëvizja e serbëve këtu bëhet pa u kontrolluar nga askush” thuhet në letrën drejtuar shumë institucioneve vendore e ndërkombëtare, nga përfaqësuesit e këtij fshati.

Fshati Karaqevë numëron 3200 banorë. Ndërkaq sipas përfaqësuesit të kësaj pjese në Kosovë Selver Lenjani, mbi 170 pronarë tokash rrezikojnë ti humbin parcelat e tyre për shkak që ato po merren nga Serbia.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat