Deputeti serb: Shtabi për destabilizimin e Serbisë është në Shkup

Lajme

Deputeti serb: Shtabi për destabilizimin e Serbisë është në Shkup

Më: 23 mars 2019 Në ora: 11:39
Protesta në Serbi

Presidenti i Komitetit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se ‘shtabi për destabilizimin e Serbisë është në Shkup”, duke akuzuar kështu Zoran Zaevin si njeriun që po qëndron prapa organizimit të protestave kundër Vucicit.

Sipas tij, Zaev është një politikan i rrezikshëm, që është i gatshëm të bëj gjithçka, qoftë edhe dhunën, për të fituar pushtet, shkruan novosti.

“A e shihni se sa shumë i korruptuar është Zaevi, ai është cinik, i gatshëm të provokojë dhunë për të fituar pushtet, dhe politikan i rrezikshëm është. E kam përsëritur këtë që nga momenti kur ai ka ardhur në pushtet, që në Shkup është shtabi për destabilizimin e Serbisë, për një ndryshim të dhunshëm të qeverisë”, ka thënë Drecun, transmeton Gazeta Express.

Drecun ndër të tjera ka thënë se Zaev përmes kanaleve jozyrtare ka kërkuar ndihmë nga Serbia, për të rrëzuar nga pushteti, Nikolla Gruevskin.

“Këtu po iu them hapur. Ai ka bërë çdo përpjekje për t’u takuar me Vuçiqin,, që t’i kërkojë ndihmë për ta rrëzuar Gruevskin. Serbia nuk ka dashur të ndërhyjë në këtë, sepse ne dëshirojmë të kemi fqinjësi të mirë me Maqedoninë, kështu që kemi refuzuar”, ka thënë Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat