Vuçiq: Opozita të tregoj, dëshiron zgjedhje apo të më vras - Prishtina “teston” serbët në veri të Kosovës

Lajme

Vuçiq: Opozita të tregoj, dëshiron zgjedhje apo të më vras - Prishtina “teston” serbët në veri të Kosovës

Nga: F.B Më: 23 mars 2019 Në ora: 16:02
Alekasandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Alekasandar Vuçiq ka akuzuar sot liderët e opozitës në Serbi dhe ju ka kërkuar të përcaktohen a donë zgjedhje apo të vrasin atë si president, ndërkohë që ka fol edhe për aksionin e mbrëmshëm të Policisë në veri të Mitrovicës, ku janë konfiskuar aparate të lojërave të fatit, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se “provokimet e reja të Prishtinës një problem serioz dhe se me aksionin e fundit në veri po ‘testohen’ serbët që të shohin në cilën mënyrë janë të gatshëm të kundërvihen.

" Kemi pasur mbrëmë shqetësim të serbëve në veri, pasi kinse kanë shkuar atje për kontroll të lojërave të fatit dhe bastoreve dhe të “arrestojnë aparatet” që serbët mbajnë në bastore ", ka thënë Vupiq duke komentuar pyetjen e gazetarëve për shtimin e presionit të Prishtinës ndaj serbëve dhe lidhur me stërvitjen ushtarake me ushtrinë e Shqipërisë.

Lidhur me kontrollet në bastore, Vuçiq ka thënë se “ shqiptarët e kanë bërë këtë në tekniken e ‘zhabës së zier”.

"Duna të shohin në çfarë mënyre do iu kundërvihen dhe pastaj të nisin aksionin tjetër që të kontrollojnë raftet e dyqaneve dhe tjerat që të kenë të “qarta pasqyrën e pikave” të mundshëm të rezistencës në të ardhmen ", ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se “shqiptarët duan që në tërësi të mbytet secila dëshirë të gjithë qytetarëve të qetë dhe të ndershëm të veriut të Kosovës që të jetojnë në atdheun e tyre Serbi” ".

Parlamenti i Kosovës dje ka miratuar rezolutë për mbylljen e bastore dhe lojërave të fatit në të gjithë territorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat