Serbët në Kosovë Veriore – Të falim mundemi por të harrojmë assesi

Lajme

Serbët në Kosovë Veriore – Të falim mundemi por të harrojmë assesi

Nga: F. B. Më: 24 mars 2019 Në ora: 15:56
Mitrovica

Në veri të Kosovës është shënuar 20 vjetori i bombardimeve të NATO-së, me porosinë “të falim mundemi, por të harrojmë vetëm nëse nuk jemi më”.

Me pranimin e familjarëve që kishin familjarë të humbur nga bombardimet , krerët e komunës së Zveçanit dhe zyrës për Kosovë kanë përkujtuar 13 serbët e kësaj komune që për liri paguna çmimin më të lartë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Familjeve iu ka dorëzuar ndihma material, ndërsa para lapidarit në qendër të Zveçanit kurorë me lule kanë vendosur zëvendës drejtori i (të ashtuquajturës) zyrë për Kosovë Zheljko Joviç,  kryetari i organeve të përkohshme he kryetari i komunës Ivan Todosijeviç dhe Vuçina Jankoviç, familjarë të vrarëve dhe delegacioni i Republika Srpska dhe kryetari i këshillit për ndihmë serbëve Millorad Arlov.

“Ne jemi popull që fal, popull i pajtimit dhe asnjëherë se kemi vështirë të falim, por nëse dikush mendon se harrojmë mashtrohet” ka thënë Zheljko Joviç. Duke shprehur bindjen se „ ata që kanë planifikuar dhe kryer aksionet kriminale kundër serbëve, përveç nga Zoti do i gjej edhe dënimi i tokës. Ai ka ftuar në unitet, "vetëm së bashku mund të fitojmë të gjitha fatkeqësitë që nuk kanë kaluar dhe që do të jenë të rënda  dhe sfidat edhe më të mëdha"

Njeriu i parë i organeve të përkohshme të Zveçanit, Ivan Todosijeviç ka thënë ajo që ka nis me 24 mars 1999 nuk ishte bombardim veç agresion në vendin Sovran, e cila nuk ka merituar këtë duke dhënë viktima të shumta.

“Goditjet ajrore kanë zgjatur 78 ditë, por agresioni ndaja vendit vazhdon edhe tash” tha Todosijeviç duke përkujtuar se “terroristët shqiptar kanë shpikur katastrofën humanitare, për çka vendi ishte bombarduar”.

“Janë vrarë nikoqir të mirë, policë në vendet e mëhershme, por gjakderdhja ka vazhduar edhe pas ardhjes së misionit paqeruajtës”, ka thënë Todosijeviç.

Me alarmin për sulme ajrore në orës 12 e 44 minuta, kurorë me lule janë vendosur në lapidarin e viktimave të agresionit të NATO-së në Mitrovicë. Te lapidari “ E vërteta” në afërsi të urës kryesore kurorë me lule kanë vendosur kryetari i organeve të përkohshme  të Mitrovicës Aleksandar Spiriç, anëtari i Listës Serbe Miljana Nikoliç,përfaqësues të familjeve të vrarëve.

“Dy dekada serbët luftojnë për fjalën më me vlerë liri. Ky lapidar është dëshmi se Mitrovica ka dhënë qindra viktima në mbrojtje të qytetit dhe shtetit të Serbisë. Ne përherë do të jemi të përkushtuar për paqe, bisedime edhe zgjidhje që do mundësoj kushte për jetë normla epër serbët” ka thënë Spiriç.

Anëtari i Listës Serbe Miljana Nikoliç përkujtoi se 2 mijë e 550 viktima, prej tyre 79 fëmijë janë viktima të luftës.

“Sot qëndrojmë këtu për të përkujtuar të keqen që na ka ndodhur, që nuk ka shuar lirinë që mbrojmë me vite, Ne jemi popull me zemër të madhe që falim, por nuk harrojmë, planet dhe humbjen e jetëve” ka thënë Nikoliç.

Akademi përkujtimore do të mbahet në ora 18.00 në shtëpinë e kulturës në Zubin Potok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat