Ministri i Vucicit kërcënon sërish: Një shkëndijë në Kosovë mund të shkaktojë katastrofë…

Lajme

Ministri i Vucicit kërcënon sërish: Një shkëndijë në Kosovë mund të shkaktojë katastrofë…

Më: 24 mars 2019 Në ora: 18:18
Aleksandër Vuçiq, Nebojsa Stefanovic

Ministri i punëve të brendshme i Serbisë Nebojsa Stefanovic ka thënë sot se situata e sigurisë në Kosovë është e ndërlikuar dhe se një shkëndijë e dikujt që është i papërgjegjshëm mund të shkaktojë katastrofë, jo vetëm ‘në territorin e Serbisë’, por edhe të tërë regjionit.

Stefanovic ka thënë se zyrtarët e Serbisë këtë fakt e theksojnë vazhdimisht në bisedime me të huajt, duke treguar se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm.

“Për fat të keq, tentimet më të reja të organizimit e angazhimit të njësive speciale të policisë së strukturave të Kosovës dhe të së ashtuquajturës ushtri nuk i shkojnë për shtati stabilizimit e qetësisë. Në kërkojnë që me bisedime t’i zgjidhim problemet”, ka thënë Stefanovic për gazetën serbe “Politika”.

Sipas tij, ndërhyrjet e këtyre njësive në banesa dhe arrestimi i njerëzve, konfiskimi i mallit dhe ushqimit nga ‘Serbia qendrore’ tregon se serbëve asgjë e mirë nuk u ndodh në Kosovë dhe se me të drejtë janë të frikësuar çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat