Shefi i NATO-s Havier Solana: Serbia qysh e lypi, qashtu e gjeti!..

Lajme

Shefi i NATO-s Havier Solana: Serbia qysh e lypi, qashtu e gjeti!..

Më: 24 mars 2019 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Gjatë luftës, sidomos gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s në Serbi dhe Kosovë shumë kolegë kosovarë gjendeshin azilkërkues apo refugjatë në qendra e kampe të ndryshme jo vetëm përreth Kosovës (Shqipëri e Maqedoni), por edhe në vendet e ndryshme botërore.

Regjimi i egër serb i prirë nga kryekrimineli Milosheviq, aq sa ishte i rrezikshëm për shqiptarët, Kosovën dhe rajonin, aq ishte i domosdoshëm intervenimi i NATO-s dhe prezenca e 50 mijë trupave të Aleancës në Kosovë të cilat trupa për katër vjet dëshmuan misionin e tyre paqësor në rajon, duke i dhënë mësim Evropës se si duhet vënë stabilitetin dhe si duhet luftuar diktatura kur është në pyetje një katastorfë humanitare apo shkatërrimi i një popullsisë, siq ishet në pyetje me shqiptarët e Kosovës.

Që nga instalimi i ushatrëve të parë të NATO-s në Kosovë më 12 qershor pas kapitulimit të Serbisë fashiste në Kosovë ndërkombëtarët i kishin punët e ndar për ta vënë paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke i dhënë përparësi sigurisë së lëvizje së lirë të qytetarëve, rindërtimit dhe inaugurimit të insitucioneve të Kosovës me qëllim të avnacimit të proceseve demokartike në kosovë eshkatuëruar plitkisht dh eekonomiksht nga regjimi kriminal i Beogradit.

NATO si një organizatë e organizuar mirë ushatrake mori mbi supe sigurinë kufijve dhe luiftën kundër krimit të organizuart sidomos përrreth kufijve dhe arrestimin e kriminlëve Misioni paqësor në Kosovë duke u prirë trapave të NATO-s me emrin KFOR i priu gjenerali britanik Jackson (12 qershor 8 tetor 1999), pasatj gjenerali gjerman Rienhard (8 tetor 1999-18 prill 2000) e kështu me radhë..

Gjenerali i NATO-s Uesli Clark i cili udhëhoqi trupat e NATO-s gajtë bombardimeve kundër “Jugoslalcisë” së Milosheviqit në vizitën e fundit e fundit dhe lamtumirëse në koSovë më 2 maj të vitit 2000 kishte deklaruar se “NATO dhe KFOR janë ketu për popullin e Kosovës që ta mbrojë dhe ta mbështesë atë, si dhe të krijojë një siguri për të”. Në fillim 50 mijë trupa (shtatë mijë amerikane), ndërsa aktualisht në Kosovë gjenden 23 mijë trupa të NATO-s si rezultat e situtës së mirë në rajon. Përveq misionit paqësor gjatë intervenimit të NATO-s kundër caqeve serbe duke bombarduar për 80 ditë rresht forcat serbe në Kosovë, Serbi e Mal të Zi.

Falë angazhimit dhe rolit të KFOR-it duke deminuar 544 shkolla e më vonë, mundësoi haopjen e një mijë shkollave në Kosovë për të ndjekur për herë të parë mësimet mbi 30 mijë fëmijë shqiptarë në Kosovën e lirë. Riatdhesimin e afro një milion shqiptarëve nga vendet fqinje të Kosovës (Shqipëri, Maqedoni, Preshevë) dhe vendet e dëbuara nga Milosheviqi, vendosja e mbi 5000 të zhvendosurve mbrenda Kosovës, shaktërimi i mbi 120.000 shtëpive.

Image
Gazetari Nefail Maliqi me shefin e NATO-s Havier Solana, 24 orë para nisjes me trupat e Alencës Veriatlantike në Prishtinë, në prag të çlirimit të Kosovës!

Në Kosovë në kuadër të trupave të NATO-s siç dihet SHBA-të kishin angazhuar 7.000 ushtarë të përqëndruar në Kampin ushtarak në “BONDSTEEL” që përfhsinë një sipëfaqe prej afro 1000 hektarësh në Feizaj. Trupat e KFOR-it bashkë me ushtarët zviceran (SËISSCOY) të specializuar në cmontimin e minave, pos ndërtimit të rrugëve, urave,e vënine elektricitetit dhe ujësjlellsin në për fshtar të ndryshme të Kosovës, ushatrët e KFOR-it ndërtua po ashtu 325 kilometra hekurudhë për vënin në carkullimin të trenit në Kosovë. Vetëm pas një viti të instalimit të trupave të NATO-s në Kosovë u krijuan kushte për mabjtjen e zgjehdjeve të para gjatë hiostirsë së Kosovës, ato të 28 tetorit 2000, ku si zakonisht triumfoi partia më e madhe shqiptare (LDK) e më vonë duke krijuar kushte edhe për zgjdhjen einsitucioneve të Kosovës, duke zgjedhur edhe presidentin e saj me në krye me dr.Ibrahim Rugovën i cili gjithnjë më parë ishte refuzuar ketegorikisht nga serbët dhe Beogradi.

Roli i NATO-s (KFOR-it) në Kosovë ishte edhe në vënin e stabilitetit në Kosovën Lindore dhe bashkëpunimi me u UCPMB-në në favor të paqes në rajon, me të cilën ushtri clirimtare kishin nënshkruar disa marrëveshje, sidomos ato me komnadant Lleshi alias Ridvan Cazimin. Në selinë e NATO-s në Bruksell shefi i Aleances Veriatrlantike Solana duke iu përgjiggjur pyetje sw “Presheva Jonw” rreth situatës në kantonin e Preshevës, u përgjigj se “përpjkejet e faktorit ndërkombëtar dhe dialogu mes shqiptarëve dhe serbëve është një rast i Mirë dhe historik i rajonit të Preshevës dhe se Beogradi nuk do të guxojë të përdorë dhunën e shfrenuar,.sepse ka marrur mësim nga regjimi i Milosheviqit.”

Shefi i NATO-s : Thuani faleminderit Dr. Rugovës dhe NATO-s që ju ka çliruar!

Më 17 qershor trupat franceze arritën në Mitrovicë, ku gjendej pika strategjike e gjigantit të Kosovës-Trepca, derisa trupat e UCK-së, prej të cilëve disa të kthyer nga lufta e disa veq sa i kishin veshur unifromat e reja, ishin vërsulur viseve të banuar etnikisht shqiptare dhe në ato rajone ku as një për qind nuk kishte pasur serbë, si në Drenicë, Llap e gjetiu. Sidoqoftë përveq ndërkombëtarëve edhe nga ana e shqiptatarëve NATO dhe SHBA të konsiderohet clirimtare të Kosovës dhe sikur t’mos ishin trupat e Alenacës, sigurisht sot Kosova nuk do ta kishte as lirinë e as insitucionet e veta legjitime. Këtë e dëshmoi edhe Havier Solana gjatë një bisede me gazetarine “Presheva Jonë” i cili duke bërë fjalë për rolin e NATO-s në Kosovë u shpreh se “NATO në Kosovë ka pasur rol të shumifshit në promovimin e paqes dhe demokracisë duke vënë stabilitetin dhe sigurinë për gjithë qytetarët e saj…” NATO në Kosovë do të qëndorjë deri atëherë kur popullata e Kosovës ka nevojë për ta dhe kur siguria nuk është kontestuese, i ka deklaruar gazetarit të “Presheva jonë” shefi i Alencës z.Robertson.

Image
Ibrahim Rugova dhe Havier Solana

Përveç ndërkombëtarëve edhe nga ana e shqiptatarëve NATO dhe SHBA të konsiderohet çlirimtare të Kosovës dhe sikur t’mos ishin trupat e Alenacës, sigurisht sot Kosova nuk do ta kishte as lirinë e as insitucionet e veta legjitime. Këtë e dëshmoi edhe Havier Solana, i cili duke bërë fjalë për rolin e NATO-s në Kosovë u shpreh se “NATO në Kosovë ka pasur rol të shumëfishtë në promovimin e paqes dhe demokracisë duke vënë stabilitetin dhe sigurinë për gjithë qytetarët e saj. Prandaj thuani falemnderit dr.Rugovës dhe NATO-s që ju ka çliruar. NATO në Kosovë do të qëndrojë deri atëherë kur popullata e Kosovës ka nevojë për ta dhe kur siguria nuk është kontestuese, ka deklaruar në vitin 2000 Solana, duke i uruar popullatës zgjedhjet e para në Kosovë. Prezenca e 50 mijë trupave të Alencës në Kosovë të cilat trupa për katër vjet dëshmuan misionin e tyre paqësor në rajon, duke i dhënë mësim Evropës se si duhet vënë stabilitetin dhe si duhet luftuar diktatura e kanë justifikuar shumë diplomatë botëror.

Zëdhënësi i NATO-s z. Jamie Shea në njërën nga interevistat ishte shprehur qartë se “NATO shpëtoi jo vetëm shqiptarët, por edhe mbarë Evropën nga diktatori Milosheviq…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat