Vuçiq ‘vajton’ 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Askush nuk e ndihmoi Serbinë

Lajme

Vuçiq ‘vajton’ 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Askush nuk e ndihmoi Serbinë

Më: 24 mars 2019 Në ora: 23:17
Aleksander Vuçiq

Para rreth 20 mijë personave të mbledhur në Nish për shënimin e kësaj ngjarjeje që në Serbi konsiderohet tragjedi,  foli presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

Me tone nacionaliste, Vuçiq tha se askush nuk do ta lejojë askënd të shkelë mbi lirinë dhe pavarësinë e Serbisë.

“Për pesë vite rradhazi ne shënojmë agresionin  NATO-s ndaj një shteti të vogël, të lirë dhe asnjëherë pushtues”, filloi fjalimin e tij Vuçiq.

Sipas tij, në ato momente të vështira, askush nuk i qëndroi pranë shtetit serb.

“Ne nuk kishim miq në atë kohë. Faleminderit atyre që nuk ishin kundër nesh, mirëpo askush nuk na ndihmoi”, citohet të ketë thënë presidenti serb.

Siç u shpreh Vuçiq, Serbia u konfrontua me aleancën më të fortë ushtarake, me një aleancë të pasur dhe të fuqishme, me 22 tonë të bombave që sipas tij kishin vetëm një qëllim: mposhtjen e Serbisë, shkatërrimin e saj dhe marrjen e territorit për t’ia dhënë dikujt tjetër.

Në vazhdën e fjalimit të tij, Vuçiq tha se nuk do të lejojë të cënohet siguria e serbëve të Kosovës.

Madje sipas tij serbët e Kosovës po e mbajnë gjallë emrin e tyre dhe atë se çfarë përkasin.

Ai ripërsëriti edhe njëherë se shkaku i ngjarjeve të 24 marsit, Serbia do të qëndrojë neutrale dhe nuk do aspirojë asnjëherë anëtarësimin në NATO.

E kujtojmë se pikërisht Vuçiq po përballet me protesta masive në Serbi kundër siç e quajnë ata “diktaturës” së instaluar në këtë shtetë.

Çdo të shtunë, protestuesit mblidhen në sheshet kryesore të Beogradit për të kundërshtuar politikat e Vuçiqit, njeriut që po vlerësohet se i ka rënë dukshëm përkrahja në popullin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat