Ministria e Ekonomisë së Serbisë e shet “Kosmet Prevoz-in” në Mitrovicë

Lajme

Ministria e Ekonomisë së Serbisë e shet “Kosmet Prevoz-in” në Mitrovicë

Nga: F.B. Më: 25 mars 2019 Në ora: 10:30
Mitrovica

Ministria e Ekonomisë së Serbisë ka shpallur ftesën publike për paraqitjen e ofertave të interesuar për pjesëmarrje në privatizimin e kompanisë transportuese “Kosmet Prevoz” që vepron në Mitrovicë, shkruan “Danas”, transmeton “Bota sot”.

Blerësit e interesuar duhet që deri me 24 prill të dorëzojnë propozimet e modelit të privatizimit në harmoni me Ligjin e privatizimit, propozimin dhe indikacionet e çmimit, programit investues në kuadër të planit të funksionimit me numrin e njerëzve dhe punësimet që planifikojnë   në të ardhmen.

Letrat për interesimin nuk obligojnë investuesit që të ofroj ofertën e blerjes kur të bëhet shitja.

Republika e Serbisë ka 51 për qind të kompanisë “Kosmet Prevoz” që kryen transportimin  ne linjat Brenda qytetit dhe ndërmjet qyteteve dhe punëson 115 punonjës. Kompania posedon me pasuri  në vlerën 175,4 milionë dinarë dhe qarkullimin rreth 2,2 milionë dinarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat