Jovanoviq: Në Serbi është ende gjallë politika që njëherë e pati dërguar në ferr

Lajme

Jovanoviq: Në Serbi është ende gjallë politika që njëherë e pati dërguar në ferr

Nga: F.B Më: 25 mars 2019 Në ora: 16:49
Çedomir Jovanoviq

Srebrenica ishte zonë mbrojtur e OKB-së, për çka pësuan civilët, gratë, fëmijët, pleqtë ka thënë lideri I Partisë Demokratike Liberale Çedomir Jovanoviç, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”

Sipas tij tubimet në Kragujevc dhe Nish me rastin e shënimit të 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s treguan se as pas dy dekadave nuk po kuptojmë si erdhëm në atë situatë që të konfrontohemi më të gjithë botën.

Jovanoviç theksoi se “politikën që kemi udhëhequr në vitet 90-ta në vitin 1999 bota iu përgjigj me bombardimin e egër duke shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe kartën e OKB-së, duke shtuar se ai hap krahasohet me atë që ne bëmë në Srebrenicë, që ishte zonë e mbrojtur e OKB-së, ku pësuan fëmijë, gra e pleq".

Sipas tij "Mito-mania e Kosovës", si e quajti atmosferën e shënimit të kësaj date është e njëjtë si ajo në Kragujevc në sindikatën e ushtrisë si në Nish dhe dëshmim se ajo nuk është asgjë tjetër " porosi e përbashkët se edhe më tutje është gjallë politika e fortë që njëherë na pat dërguar në ferr".

Jovanoviç në kumtesën e lëshuar nënvizoi se nuk ka nevojë që patriarku në Nish të flas çka duhet të mbrojmë, as Dodki të "thërras luftëra të reja me deklarata të pa përgjegjshme".

Lider LDP ka theksuar se presidenti Vuçiq që drejton këtë shtet edhe më tutje me njërën këmbë do BE, ndërsa me tjetrën rri në vendin e njëjtë prej të cilit njëherë kemi paguar çmim të tmerrshëm".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat