Peter Handke asnjë fjalë për viktimat shqiptare, vazhdon ta akuzojë NATO’n për bombardimin e Serbisë

Lajme

Peter Handke asnjë fjalë për viktimat shqiptare, vazhdon ta akuzojë NATO’n për bombardimin e Serbisë

Më: 26 mars 2019 Në ora: 11:47
Peter Handke

Shkrimtari fashist austriak, Peter Handke, nuk e thotë asnjë fjalë për mijëra viktimat shqiptare të shkaktuara nga tirania e Sllobodan Millosheviqit, megjithatë ai është kujdesur që të thotë çdo gjë të keqe për NATO-në dhe vendimin për të bombarduar Serbinë.

Në një intervistë për televizionin publik serb, Handke thotë që ata që kanë bombarduar Serbinë, nuk i përkasin fare Evropës, madje as planetit tokë.

I pyetur se si e sheh ditën e 24 marsit, Handke thotë se edhe sot nuk arrin ta besoj, sikur ajo të ishte një ndodhi jashtë planetit.

“Zemërim, jo! Unë ende nuk mund ta besoj, sikur ajo të kishte ndodhur jashtë planetit tonë. Ata që kanë bombarduar kanë mbetur qindra njerëz, ata nuk i përkasin as e Evropës e as planetit tokë. Por nuk jam i zemëruar. E them këtë, sepse nga e gjithë kjo, unë ndjej një lloj neverie për speciet humane”, ka thënë ai.

Handke ka shkruar edhe një ese me titullin “Drejtësi për Serbinë”, dhe njihet si një kundërshtar i bombardimeve të NATO-s.

Në 20 vjetorin e bombardimeve ai ka qëndruar në Beograd, ku ka participuar në konferencën e organizuar nga Forumi i Beogradit për Paqe dhe Barazi, në të cilin ka folur për 15 minuta rreth bombardimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat